Tjetër firo te Partizani, mbrojtësi i njohur shumë pranë Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2018 | 14:05

Tjetër firo te Partizani, mbrojtësi i njohur shumë pranë Teutës

Mbrojtësi i Partizanit, Sodiq Atanda, duket se do të largohet nga ekipi i kuq. Burime të “Panorama Sport”, konfirmojnë se nigeriani ka një akord me klubin e Teutës, dhe është shumë pranë “djemve të detit”.

partizani krasniqi atanda

24-vjeçari është pjesë e kampionatit shqiptar, që nga viti 2013, teksa për dy sezone ka luajtur tek ekipi i Apolonisë, ndërsa që nga viti 2015 është pjesë e klubit të Partizanit. Pas tre sezonesh aty, Atanda pas performancave jo aq të mira edicionin e kaluar, duket se do të largohet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"