Tjetër ekip hedh kandidaturën për Ibrën, gëzon tifozët me postimin në rrjetet sociale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2019 | 16:50

Tjetër ekip hedh kandidaturën për Ibrën, gëzon tifozët me postimin në rrjetet sociale

Zlatan Ibrahimoviç është një nga emrat më të diskutuar në kohët e fundit, teksa nga janari do të jetë një lojtar i lirë.IBRA

Pas lajmeve të fundit që e lidhin suedezin me një kalim të mundshëm te Milani, Napoli dhe Bolonja, tashmë edhe Peskara dëshiron t’i bashkohet garës për Ibrahimoviçin.

Një tifoz i mërzitur nga lajmet e fundit për suedezin, komentoi në rrjetet sociale, duke thënë se nuk do të ishte i befasuar nëse do të lexonte lajme se sulmuesi është afër Peskarës.

Pikërisht nga ky koment, klubi italian në formën e ironisë, ka postuar një fotomontazh të Ibrës me fanellën e Peskarës me mbishkrimin: “ Mirësevini Ibrahimoviç!”

Sigurisht kjo në formën e një shakaje, pasi mundësia që 38-vjeçari të kalojë në Serinë B janë pothuajse minimale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"