Tjetër ditë “e zezë’’ për Luftëtarin, Marantas nuk fshihet: S’mund të tallemi, na duhen 5 lojtarë me eksperiencë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2019 | 15:21

Tjetër ditë “e zezë’’ për Luftëtarin, Marantas nuk fshihet: S’mund të tallemi, na duhen 5 lojtarë me eksperiencë

Tekniku i Luftëtarit Jorgo Marantas konfirmon se skuadra gjirokastrite nuk mund të sigurojë mbijetesën në Kategorinë Superiore me këtë kontigjent futbollistësh.

marantas

Pas shpartallimit 4-0 në fushën e Laçit, tekniku i bluzinjve këmbëngul se skuadra ka nevojë për 5 përforcime në merkaton e janarit. Ai shprehu zhgënjimin për situatën e nderë që po kalon klubi gjirokastrit.

Nëse kemi probleme të tjera, janë jashtë fushës së lojës. Për sa i përket problemeve jashtë fushe, ata që i dinë, i dinë, ata që nuk i dinë, duhet t’i dinë. Puna ime është të flas për futbollin.

Sot me këtë lojë, nuk kemi për të bërë asnjë kritikë. Laci ishte më mirë se ne. Dhuruam 4 gola. Nuk i kërcënuam as njëherë as dy herë. Asgjë nuk funksionoi mirë.

Jemi në situatë të keqe, jemi shumë pikë mbrapa. Në këtë moment s’mund të tallemi, Të jemi vazhdimisht mbi Flamurtarin, me ekipet e tjera kemi diferencë. Që kjo diferencë të ulet, duhen përforcime. Çështjet jashtë ekipit janë punët e të tjerëve.

Edhe në sulm asgjë nuk shkoi mirë, as në mbrojtje. Është ditë shumë e keqe kundrejt një kundërshtari kaq të mirë. Këta djem po mundohen të bëjnë më të mirën. Duam pikë sepse luftojnë për këtë ekip dhe të ardhmen e tyre.

Kur ky ekip ka nevojë për lojtarë, të paktën 5 me eksperiencë, ta njohin futbollin shqiptar, por që të marrim këta futbollistë, administrata duhet të japi lekë. Kur të vijnë ata 5 lojtarë duhet të punojmë që ti lidhim me të tjerët. Kemi lojtarë të mirë, por kanë nevojë për lojtarë të eksperiencë. U duk shumë pastër që jemi keq përballë Laçit. Të mendojmë për të mërkurën, sepse është një ndeshje që duhet ta fitojmë. Duhet të ndryshojmë psikologjinë e ekipit’’, përfundoi Marantas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"