Tjetër dhimbje koke për Interin, futbollisti i Barcelonës: Dua të vazhdoj të luaj këtu, jam i lumtur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2020 | 22:35

Tjetër dhimbje koke për Interin, futbollisti i Barcelonës: Dua të vazhdoj të luaj këtu, jam i lumtur

Arturo Vidal duket se do të mbetet sërish një peng për Interin.
arturo-vidal-barcelona-2019-20_y9j4rxaih2ot13q1lhnowevk6
Futbollisti i Barcelonës u shpreh së fundmi se ndihet i lumtur në Katalonjë dhe për më tepër familja e tij ndihet e gëzuar në qytetin katalanas.

“Jam shumë i lumtur dhe rehat në Barcelona. Dua të vazhdoj të luaj këtu. Jetoj në një qytet të bukur, fëmijët e mi po rriten shumë mirë. Ata shkojnë në shkollë. Nëna ime është e lumtur këtu dhe kjo më bën akoma më të gëzuar. Tani jam i përgatitur më tepër se kurrë. Kemi një grup të mirë lojtarësh dhe miq shumë të mirë”, u shpreh ish-futbollisti i Juventusit dhe Bajern Mynihut.
Inter.2019.20.esultanza.gruppo.abbraccio1.750x450
Prej dy vitesh Interi ka tentuar ta bindë mesfushorin kilian që të veshë fanelën zikaltër, por asnjëherë ai nuk u bë pjesë e skuadrës italiane.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"