Tjetër analizë, Daja studion me detaje Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2018 | 17:28

Tjetër analizë, Daja studion me detaje Partizanin

Ilir Daja nuk i ndahet analizës. Veç teorisë, trajneri i jep rëndësi të madhe edhe studimit të kundërshtarit. Dhe dje është ndalur gjerësisht te kundërshtari. Lojtarët kanë ndjekur me ndihmën e pamjeve filmike ndeshjen që Partizani ka luajtur me Kastriotin. Por janë parë në video edhe disa sekuenca të gabimeve nga ndeshja që vetë kuqezinjtë humbën me Skënderbeun.

Flamurtari Daja

Tekniku kryeqytetas ka bërë edhe psikologun, duke u kërkuar lojtarëve të kenë më shumë besim te vetja. “Vlerësoni më shumë veten tuaj sesa kundërshtarin. Duhet të keni më shumë besim te vetja juaj. Nuk ju falen gabimet, sepse jeni lojtarë me eksperiencë. Duhet të hyjmë në fushë me mentalitet fituesi”, u ka thënë Daja lojtarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"