“Titullin e festojmë me Levandovskin në fushë”, Flik: Alaba? Nuk e di se çfarë do të ndodhë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2021 | 13:09

“Titullin e festojmë me Levandovskin në fushë”, Flik: Alaba? Nuk e di se çfarë do të ndodhë…

Trajneri i Bajernit, Hansi Flik, ishte i lumtur për fitoren 2-0 ndaj Leverkusenit duke thënë se ky trepikësh e afrojë skuadrën e tij më pranë titullit. “Ishte një fitore shumë e rëndësishme në garën për titull. Skuadra nisi vrullshëm takimin duke shënuar 2 gola të shpejtë që më pas na dhanë qetësinë për pjesën e mbetur të ndeshjes”. Në lidhje me një rikthim të Robert Levandvoskit në fundjavë, 56-vjeçari tha se:

flik

“E presim të jetë në fushë ndaj Maincit dhe pse jo për të festuar titullin në rast se fitojmë. Nuk po mendojmë për gjë tjetër përveçse takimin e së shtunës. Sot (dje) rikuperuam edhe Leon Goreckën, i cili tregoi edhe njëherë tjetër rëndësinë që ka për skuadrën tonë. Jam shumë i kënaqur nga të gjithë lojtarët pa përjashtim. Çupo shënoi sërish dhe Kimish konfirmoi edhe njëherë madhështinë e tij”.

PËR LARGIMIN E ALABAS TE REALI – “Nuk e di se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit me të. Ai do të largohet po se ku, ende nuk ka thënë asnjë fjalë. Jam i bindur që do të luaj për një klub të madh, pasi është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai është rritur shumë këtu në Mynih dhe tani është gati për të luajtur me çdo skuadër në botë”.

TITULLI – “Mendojmë vetëm se si të qepim yllin e pestë në fanellë. Është objektivi ynë dhe sot (dje) hodhëm një hap shumë të rëndësishëm drejt tij”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"