Titulli si shah, Zidan do triumf me 5 lëvizje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2020 | 23:35

Titulli si shah, Zidan do triumf me 5 lëvizje

Futbolli po përgatit rikthimin në Spanjë dhe Zinedin Zidan duhet të marrë vendime të rëndësishme për të rikuperuar dy pikët diferencë me Barcelonën. Trajneri francez ka pasur kohë mjaftueshëm për të menduar gjithçka dhe tani është koha për të vendosur.
ZIDANE
SKEMA – Problemi i parë lidhet me skemën. Francezi është i dashuruar me modulin 4-3-3 dhe rrethanat e favorizojnë përdorimin e tij për të luftuar për titullin kampion. Rikuperimi i lojtarëve si Eden Hazard dhe Marko Asensio do t’i ndihmojnë “Galaktikët” për t’u futur në mënyrë perfekte në skemën 4-3-3 në mbështetje të Karim Benzemasë.
bfe533ed5eab4ca2b443e53d19e996ed500x500@2x
HAZARD DHE ASENSIO – Rikthimi i belgut duhet të rehatojë në stolin e rezervave Vinicius Xhuniorin, i cili në shumë ndeshje mund të luajë nga krahu i djathtë i sulmit, sepse e majta është për Hazardin. Asensio nga ana tjetër duhet të fitojë protagonizmin duke rivalizuar lojtarë si Bejl, Vaskez dhe Rodrigo. Pjesa tjetër e sulmuesve, si Joviç, Mariano apo Brahim Diaz, nuk pritet që të jenë lojtarë të rëndësishëm për pjesën e mbetur të sezonit.
15789232456891
MESFUSHA – Konfigurimi i sulmit do të ndikojë edhe në mesfushë. Nëse Zinedin Zidan do të luajë me 3 sulmues, atëherë e sigurt është që do ta blindojë mesfushën e tij me Kasemiron. Ky i fundit është lojtari i vetëm në mesfushë që e ka vendin e sigurt me të gjitha kombinimet. Valverde gjithashtu duket se e ka fituar besimin e francezit, ndërsa Kros dhe Modriç do të rivalizojnë me njëri-tjetrin për vendin tjetër të formacionit, me gjermanin më favorit. Është e vështirë që të dy të luajnë si titullarë, por në disa ndeshje edhe mundet. Por, Zinedin Zidan nuk është i fiksuar pas një skeme dhe i alternon lojtarët duke u marrë më të mirën. Skema 4-4-2 me formë rombi në mesfushë do të integronte Iskon, ndërsa do të sakrifikohej një sulmues. Mesfushori ishte një nga më të mirët te Reali i Madridit në vitin e dopietës Ligë-Champions. Hames do të ketë një rol dytësor, edhe pse me rregullin e ri për 5 zëvendësime do të ketë më shumë shanse për të luajtur.
26a5c706d49d410cbae1d76be3c72036500x500@2x
MARSELO-MENDI – Më pak dyshime ka në repartin defensiv, ku Kurtua do të jetë i paprekshëm në portë, ndërsa Mendi dhe Marselo do të kenë duel me njëri-tjetrin për fanellën e titullarit. Francezi ka luajtur 22 ndeshje këtë sezon, ndërsa braziliani 19 ndeshje, pavarësisht 5 dëmtimeve në këtë sezon. Dueli tjetër, edhe pse në hije, do të jetë ai mes Naços dhe Militaos se kush do të jetë mbrojtësi i tretë i skuadrës.

5 ZËVENDËSIME – Në çdo rast, ngjeshja e kalendarit me 2 ndeshje në çdo javë e detyron trajnerin Zidan që të ketë nevojë për rrotacione dhe zëvendësime. Ai “s hpiku” një skemë në Superkupën e Spanjës duke luajtur me 5 mesfushorë. E ardhmja e Luka Joviçit është e panjohur, por Zidan disponon të gjithë arsenalin human dhe taktik për të provuar përmbysjen e Barcelonës dhe fitoren e titullit kampion.

GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"