“Titulli? Nuk mund të flas sepse janë shumë skuadra”, Josa: Penalltia edhe mund të mos ishte dhënë, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2021 | 16:04

“Titulli? Nuk mund të flas sepse janë shumë skuadra”, Josa: Penalltia edhe mund të mos ishte dhënë, por…

Pas fitores me rezultatin minimal 1-0, falë golit me penallti të Regi Lushkjes, në mikrofonat e “SuperSport” është shfaqur trajneri i Laçit, Mirel Josa, i cili analizoi këtë fitore të kurbinasve:

JOSA

“I dinim cilësitë e Tiranës, ne kishim erën kundër dhe ishim shumë të gatshëm në nisjet e Tiranës përpara në kundërsulmet e shpejta të saj. Unë nuk e diskutoj Laçin për kampionatin, unë dua përqendrimin e vazhdimësisë, Nuk mund të flas për titull, sepse janë shumë skuadra.

Ajo që dua unë është që të gabojmë më pak dhe të qëndrojmë me këmbë në tokë. Mazrekaj ka cilësi, kishte dëmtim. Gjatë kësaj periudhe do të luanin lojtarët që kishin gjendje fizike që pas ndeshjes me Kukësin. Ishte një ndeshje shumë e luftuar sidomos në pjesën e mesfushës. Problemi është se ne luanim me një sulmues dhe dy anësorë.

Lushkja ishte lojtari që mund të fuste në problematikë Tiranën në qendrën e mbrojtjes. Penalltia edhe mos të ishte dhënë, por unë isha i kënaqur edhe me barazimin. Kur vjen me një skuadër që e nis me 5 pikë dhe e dërgon në stadin tani, duhet që ta mbash ekipin me këmbë në tokë.”, përfundoi Mirel Josa.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"