“Titulli një objektiv”, Lautaro Martinez: Ja përse është special Konte

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 17, 2020 | 23:50

Bota FB Të fundit

“Titulli një objektiv”, Lautaro Martinez: Ja përse është special Konte

Po kalon një moment magjik tek Interi, duke treguar një nga futbollet më të mira që ka luajtur në karrierë. Nën menaxhimin e Antonio Kontes, Lautaro Martinez ka shpërthyer përfundimisht si një sulmues modern, situatë që e sheh si një nga pretendentët për të mbajtur veshur numrin 9 tek Argjentina: “Fakti që jam tek Interi më ndihmon shumë edhe për kombëtaren”, është shprehur Lautaro për mikrofonat e “Tyc Sports”. 

lautaro-martinez-6-e1578349504476

“Duhet të punoj çdo ditë për të veshur fanellën e Argjentinës. Skaloni ka treguar besim tek unë, më ka grumbulluar çdo herë. Kjo është e rëndësishme. Kombëtarja është një hap i rëndësishëm për mua, të luaj përkrah Mesit dhe Agueros është një gëzim i madh, sepse të dy rrisin futbollin argjentinas. Shpresoj që një ditë të kem edhe unë arritjet e tyre”.

Si po ecën sezoni tek Interi?

Dështuam kualifikimin në 1/8-at e Ligës së Kampionëve, por e dimë që përpara kemi objektivë të tjerë të rëndësishëm. Në Serinë A po paraqitemi shumë mirë, luajmë në Ligën e Europës, kaluam fazën në Kupën e Italisë… Hap pas hapi mundohemi të përmirësohemi.

Me ardhjen e Antonio Kontes keni luajtur më shumë. 

Shumë gjëra kanë ndryshuar, erdhi një trajner i ri që e përjeton ndeshjen në mënyrë të veçantë. Na ka përcjellë shumë që nga dita e parë, bindi lojtarët dhe personat që punojnë këtu të japin më të mirën. Dhe rezultatet janë parë.

Keni pasur një transformim me kalimin në Milano.

U detyrova të përshtatesha me një kulturë të re, vend të ri dhe gjuhë të re. Luajta shumë pak me trajnerin e mëparshëm. Ndihesha i fortë për të ndihmuar skuadrën duke i ofruar atë që kishin nevojë. Tani me këtë trajner jam rritur shumë dhe po shijoj momentin.

Na flitni për Lu-La, dyshen e re me Romelu Lukakun. 

Lukaku më ndihmon shumë, është një lojtar që, brenda dhe jashtë fushe, është shumë i rëndësishëm: një person i edukuar që më ndihmon. Jam i lumtur që kam takuar këtë tip personi dhe lojtari.

Juventusi po dominon prej vitesh në Serinë A, i keni ngushtuar distancat?

Juvja është një skuadër që luan shumë mirë futboll, ka lojtarë të rëndësishëm; ne duam të bëjmë më të mirën tonë, kampionati është njëri mes objektivave që kemi caktuar.

Ju kërkon edhe Barcelona… 

Sot mbroj fanellën e Interit, ndihem shumë i lumtur këtu, të gjithë më duan. Nëse ekzistojnë këto thashetheme, do të thotë që po bëj gjithçka mirë dhe duhet të vazhdoj këtë rrugë. Është mentaliteti që kam kur bie të fle. Jam shumë i qetë dhe i lumtur tek Interi.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com