Titulli në tavolinë? Faleminderit, Barcelonës i intereson që të… luhet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Prill 3, 2020 | 17:14


Titulli në tavolinë? Faleminderit, Barcelonës i intereson që të… luhet

Ditën e sotme u mësua në mënyrë zyrtare se kampionati belg u pezullua dhe nuk do të luhet më për këtë sezon. Drejtuesit kanë vendosur që të shpallin Klub Bryzhin kampion të sezonit 2019-2020 dhe Belgjika bëhet shteti i parë që mori këtë vendim drastik pas krizës së shkaktua nga koronavirusi. Dhe nuk mund të jetë e fundit…

barcelona

Pezullimi përfundimtar i kampionateve është një nga skenaret e mundshme për të gjitha shtetet, ashtu si në Spanjë. Është më pak i dëshiruari nga skuadrat, të cilat duan të përfundojnë 11 javët e mbetura, por në këto momente nuk ka asgjë të sigurt për shkak të Covid 19. UEFA ka liruar edhe datat e qershorit në mënyrë që kompeticionet të përfundojnë, por nuk dihet nëse mund të mbarojnë në qershor. Nëse jo, atëherë kampione në Spanjë do të ishte skuadra e Barcelonës. Katalanasit do të vendosnin sërish në vitrinën e tyre trofeun, por në fakt arritja sportive do të ishte një katastrofë ekonomike.

Barça s’e do titullin- Për këtë motiv, drejtuesit e Barcelonës duan që të luajnë dhe të mbyllin sezonin me çdo kusht. Fillimisht për të legjitimuar garën dhe titullin ta fitonte në fushën e lojës, por më shumë për faktin se do të shmangte humbjet e mëdha në aspektin ekonomik. Nëse kampionati nuk do të zhvillohej, atëherë Barcelona nuk do të fitonte asnjë euro nga biletat.

FC-Barcelona-Players-Salaries-2020-Weekly-Wages-620x400

Në sezonin e kaluar fitoi mesatarisht 3.3 milionë euro nga biletat dhe kjo do të thotë se me ndeshjet që do të luheshin në “Camp Nou” do të përfitoheshin 16.5 milionë euro. Por këto para nuk do të jenë të lehta për t’u futur në arka sepse skenari më i besueshëm është që kampionati të zhvillohet pa tifozë dhe këto 16.5 milionë euro do të jenë gjithsesi të humbura.

Barcelona

Të drejtat e TV- Nëse kampionati nuk do të përfundonte, atëherë Barcelona nuk do të fitonte të ardhurat nga e drejta televizive. Në total, katalanasit përfitojnë 166 milionë euro, por nuk dihet se sa do të vlenin këto ndeshjet e fundit.

Por një tjetër aspekt që do të rëndonte arkat e klubit të Barcelonës janë premiot për lojtarët. Nëse Barcelona do të fitonte La Ligën, atëherë do të dilnin nga Barcelona edhe 20 milionë euro të tjera. Këto janë disa nga arsyet pse Barcelona nuk do titullin, por thjesht të luhet.

GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com