“Titulli? Mrekullitë ndodhin”, Batha: Me Kalenë ndihem shumë mirë, dikur mërzisnim shokët dhe trajnerin bashkë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2021 | 18:38

“Titulli? Mrekullitë ndodhin”, Batha: Me Kalenë ndihem shumë mirë, dikur mërzisnim shokët dhe trajnerin bashkë

Mesfushori dhe kapiteni i Tiranës, Idriz Batha është shfaqur shumë i lumtur për fitoren e ekipit të tij ndaj Apolonisë. Pas ndeshjes, për “Gol pas Goli”, Batha u shpreh me Kalenë ndihet shumë mirë në fushë, teksa shtoi me tej se shpreson të ndodhë mrekullia edhe këtë sezon, që Tirana të fitojë titullin.

bandicam 2021-04-04 18-32-40-934

“I tillë është futbolli, nuk vuajtëm me lojë, por vuajtëm nga dy golat e pësuar. I tillë është futbolli, mund të ndëshkohesh edhe pas dy rasteve. E kemi thënë të gjithë në klub, që duhet t’i marrim ndeshjet një nga një. Mund të duken shumë pikë, por ndeshjet janë të vështira. Çfarë të kemi risk do e marrim.  Faji te një gol i pësuar, është i të gjithëve, nga sulmuesit te portieri. Kur fitojmë, fitojmë të gjithë dhe kur humbim, jemi po të gjithë. Duhet t’i shikojmë më shumë këto situata. Këto ndodhin edhe në ekipe më të mëdha se Tirana.

Mrekulli për titullin? Mrekullitë ndodhin, siç ndodhi vjet. Shpresoj të ndodhi edhe këtë sezon.

Torasa-Batha-Kale? Unë me Kalenë kemi një lidhje të veçantë. Edhe në Vlorë luanim shumë  bashkë topin, aq sa ndonjëherë bëheshim të mërzitshëm për ekipin dhe trajnerin. Kemi filluar ta njohim njëri-tjetrin. Është një lojtar me shumë cilësi dhe kur ia jap topin, jam shumë i sigurt.”, tha Batha.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"