Titulli “Mjeshtër i Madh” në 60-vjetorin e lindjes, presidenti Meta nderon drejtuesin e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2020 | 20:57

Titulli “Mjeshtër i Madh” në 60-vjetorin e lindjes, presidenti Meta nderon drejtuesin e Partizanit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vlerësuar me titullin “Mjeshtër i madh”, ish-futbollistin e Partizanit dhe ekipit Kombëtar, Genc Tomori. Këtë vlerësim tepër të çmuar, ai e ka marrë pikërisht ditën e sotme, kur kishte edhe 60 vjetorin e lindjes.

Genc Tomori Partizani

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Meta shpreh mirënjohje dhe nderim për pasionin dhe kontributin e spiktatur të Tomorit si futbollist, trajner dhe drejtues i përkushtuar prej gati 3 dekadash me Partizanin dhe Kombëtaren.

POSTIMI I METËS:

Kënaqësi e veçantë, jo vetëm t’i uroja sot futbollistit të shquar të Partizanit dhe Ekipit Kombëtar, Genc Tomorit, 60-vjetorin e lindjes, por edhe ta vlerësoja me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, në mirënjohje dhe nderim për pasionin dhe kontributin e spikatur si futbollist, trajner dhe drejtues i përkushtuar prej gati tre dekadash me “të kuqtë” dhe Kombëtaren kuqezi, i dalluar për aftësitë e tij edhe në arritjen e rezultateve të larta me ekipet e moshave.

I përshëndes të gjithë sportdashësit dhe dashamirësit e Genc Tomorit me këtë gol të paharruar të tij, që kalonte në avantazh Shqipërinë ndaj Gjermanisë së madhe të Rumeniges dhe Shumakerit, në ndeshjen e 20 nëntorit 1983 për Kualifikueset e Europianit, pas një aksioni fantastik në krahun e djathtë që dinte të realizonte vetëm një Shqipëri sulmuese e Shyqyri Rrelit dhe Medin Zhegës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"