“Titulli kampion? Duhet të jemi me këmbë në tokë”, drejtori i Vllaznisë: Mendojmë për Teutën, Gurishta mund të arrijë kombëtaren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2020 | 23:43

“Titulli kampion? Duhet të jemi me këmbë në tokë”, drejtori i Vllaznisë: Mendojmë për Teutën, Gurishta mund të arrijë kombëtaren

Drejtori i Vllaznisë Matko Djarmati shprehet se kuqeblutë po mendojnë për sfidën e radhës në kampionat me Teutën, duke kaluar titullin kampion në plan të dytë. Për “Sport News Plus”, zyrtari i klubit shkodran vlerësoi përkushtimin e sponsorit të Vllaznisë Alban Xhaferri për basketbollin dhe futbollin shkodran.
djamrtami

Nga ana tjetër, Djarmati shtoi se futbollisti i Vllaznisë Erdenis Gurishta mund të arrijë ekipin kombëtar nëse ai dhe skuadra vazhdojnë të luajnë në nivele të larta.

“Vllaznia pretendente për titull – Mendoj për ndeshjen me Teutën. Titulli është shumë larg, asnjë nga drejtuesit dhe stafi nuk e ka përmendur. Pastaj do e tregojë kohë. Më vjen keq për Tiranën. Kemi filluar një projekt, uroj ta mbyllim me sukses. Jemi një staf komplet i ri nga presidenti deri te lojtarët. Nuk kemi mundësi të bënim shumë për 4 muaj. Do punojmë me qetësi, na duhet pak kohë, është mirë kur punon në këtë atmosferë. Është një peshë e madhe në futbollin shqiptar Tirana. Tani kemi presion pozitiv, nuk është negativ. E kemi studiuar shumë Tiranën. Tiranës nga vjet i mungojnë nga vjet 60 gola Kale, Ngo.

Premtimi i sponsorit të Vllaznisë – Atë dhjetë që tha Xhaferri, mos e ka patur për 10 milionë lekë premio. Ai premtoi se do jepte 6 milionë lekë. Lojtarët kanë kërkuar dhjetë milionë lekë premio, të shikojmë çfarë të bëjmë. Xhaferri është nga tifozët më të zjarrtë te Vllaznia. Ka çuar basketbollin shkodran në nivelet më të larta. Tani që nuk do ketë kampionat basketbolli, gjithë përqëndrimi do jetë te futbolli. Është pranë skuadrës në çdo moment, në stërvitje. Është person pozitiv, sheh gjithmonë anët e mira. Kam 20 vjet eksperiencë më shumë se Albani në futboll. Duhet të jemi me këmbë në tokë. E ka përmendur dhe vetë që interesi është te ndeshja me Teutën.

Talentet e Vllaznisë – E kishim një plan të ruanim sa më shumë talente shkodranë. Tre i kemi sjellë prapë në ekip. Çdo vit Vllaznia nxjerrin 11 lojtarë, 5 lojtarë shkojnë në klubet e Superligës. Vllaznia prodhon me akademi shumë lojtarë. Në ekipin e parë të kombëtares, nuk kemi shumë lojtarë, por furnizojmë me ekipet zinxhir. Edhe Reja edhe Bulku besoj se do t’i shohin lojtarët e Vllaznisë.

Doka,Ismajlgeci dhe Gurishta – Me Dokën Tirana gaboi. Tirana nuk e shiti Dokën te Gorica. Gorica është ekip mesatar. Ne i rrisim çmimin Dokës, por i bëjmë nder Goricës, jo Tiranës. Me Trashin u bë mirë, u shit dhe po aktivizohet me kombëtaren, besoj se do ndodh shpejt dhe me Ismajlgecin. S’kam mbrojtës të majtë me kaq cilësi si ai. Edhe Gurishta ka mundësi të luajë për ekipin kombëtar nëse Vllaznia luan në nivele të larta”, përfundoi drejtori i Vllaznisë Matko Djarmati.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"