Titulli kampion dhe Europa, Seria A rikthehet mes… premtimeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2020 | 8:22

Titulli kampion dhe Europa, Seria A rikthehet mes… premtimeve

Pas sezonit të çmendur të ndikuar nga “COVID-19”, kampionati italian rifillon atje ku përfundoi. Sigurisht me stadiumet e boshatisura, nuk mund të ishte ndryshe, por tani u mësuam, ashtu si titujt radhazi të Juventusit. Deri tani janë 9, por shanset janë reale që kjo shifër të rritet sepse bardhezinjtë duan “yllin” për titullin e dhjetë radhazi. “Zonja” e ka ende bindjen se është ekipi më i fortë dhe ai që duhet mundur edhe në këtë sezon të Serisë A.
juventus-inter-corona
JUVE DHE INTER – Nëse do të evitohen eksperimentet dhe formulat taktike që do të bëjë Andrea Pirlo, duket e vështirë të gjesh një rival që mund të shqetësojë këtë skuadër që përveç Kristiano Ronaldos, do të ketë dy lojtarë të tjerë fantastikë si Paulo Dibala dhe Edin Xheko. Pikërisht afrimi i boshnjakut është një armë e fortë. Lojtari që do të luajë në majën e sulmit është organizatori i këtij reparti, ai që furnizon me topa shokët e skuadrës dhe fiton duelet e ajrit.

pirlo
Do të sjellë ekuilibrin e munguar në sezonin e ardhshëm kur aktivizoheshin 3 sulmues. Pastaj, në aspektin e mbrojtjes, Andrea Pirlo do të ketë të gatshëm një mbrojtës si Xhorxho Kielinin. Është ai lojtari që të bën të ndihesh sikur ke një më shumë në fushën e lojës dhe ka rëndësi shumë për një skuadër si Juventusi. Është e vërtetë që Pirlo ngjall dyshime dhe nuk ka eksperiencë si trajner, por “Maestroja” do të ketë për këtë aventurë shumë bonuse si të rinjtë Kulusevski, Artur dhe MekKeni.
konte zhang
Nga ana tjetër, Interi i Antonio Kontes e mbylli vitin e kaluar vetëm me një pikë distancë me Juventusin dhe kjo gjë shton optimizmin për të ardhmen. Por, për momentin, përveç veteranit Kolarov, e vetmja risi në formacionin zikaltër është Ashraf Hakimi. Mbrojtësi zikaltër do jetë si një “rrufe” në krahun e djathtë për të furnizuar me asiste dyshen Lukaku-Lautaro Martinez. Pjesa tjetër është një kantier i hapur ose një aeroport i mbyllur, ku nuk ka afrime nëse nuk do të ketë largime. Vidal (është pranë) dhe Ngolo Kante janë dy ëndrrat e mëdha të Antonio Kontes.
atalanta
EUROPA – Atalanta mund të bëjë më mirë sesa viti i kaluar, e cila u kushtëzua shumë nga nisja false e sezonit. Nëse do të rigjejë Iliçiçin e dikurshëm, do të jetë e frikshme. Romero dhe talenti Mirançuk duhet të “gasperizohen” shumë shpejt dhe “Dea” do të jetë një kërcënim për të gjithë.
lacio
Mund të konsolidojë vendin e saj në Ligën e Kampioneve, ashtu si edhe Lacio, e cila sapo ka bërë dy afrime si Fares dhe Vedat Muriqi. Inzagi nuk ka pasur shumë alternativa në vitin e kaluar dhe kjo pikërisht kushtëzoi edhe ëndrrën e madhe për të fituar titullin kampion. Këtë herë do të jetë ndryshe dhe Igli Tare po punon. Edhe Roma është një kandidate tjetër për Champions-in. Pedro Rodrigez dhe Milik do t’u bashkohen verdhekuqve në këtë sezon. Mirëpo, për momentin ata nuk mjaftojnë për të mbushur boshllëkun që do të lënë Edin Xheko dhe i dëmtuari Zaniolo.
milan-2
Ja ku është edhe Milani këtë herë. Investoi shumë tek Ibrahimoviç, për të cilin ka paguar 7 milionë euro. Për një 39-vjeçar duket një shifër e ekzagjeruar, por ai është lojtari që mban ekuilibrat dhe ndihmon Milanin që të vazhdojë rrugëtimin e nisur në fundin e sezonit të kaluar. Praktikisht baza është ajo e sezonit të kaluar, por Tonali dhe Brahim Diaz mund të rrisin nivelin e brendshëm të ekipit. I vetmi dyshim është fakti se sa vazhdimësi do të ketë dhe sa do të durojë skuadra e Piolit, e cila e ka nisur sezonin përpara të tjerave dhe mund të marrë pjesë në grupet e Ligës së Europës.
fiorentina-qarabag-gol
E fortë do të jetë edhe gara për Ligën e Europës, Fiorentina është një skuadër që ka bërë investime të mëdha. Mbijetesa gjithashtu pritet të ketë duele të rëndësishme. Mirë se vini në Serinë A, kampionati që pritet të dhurojë spektakël dhe emocione për sportdashësit. Për të bërë parashikime duket shumë e vështirë, sidomos në këtë vit ku ka shumë ekuilibër dhe për momentin disa skuadra e nisin garën si të barabarta. Të gjithë kanë premtuar se do të arrijnë objektivat, por disa do të gëzohen dhe të tjerë do të zhgënjehen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"