Titulli ka sjellë sekrete/ Nga stërvitja e lehtë te “sprinti”, Pioli ka recetën e startit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2022 | 23:27

Titulli ka sjellë sekrete/ Nga stërvitja e lehtë te “sprinti”, Pioli ka recetën e startit

Fillimi i butë mund të gën jejë, por është strategjia e zgjedhur për të përshpejtuar kur fillon gara e vërtetë, për të mbajtur një shpejtësi konstante dhe për të shmangur xhirot e tepërta të motorit. Pioli e grumbulloi ekipin e tij saktësisht një muaj më parë. Sot, pas tridhjetenjë ditë pune dhe pesë miqësoreve, ai mund të bëjë një bilanc fillestar.

PIOLI

Siguritë e skuadrës mbeten të forta, Zhiru gjen golin si në sfidat e kampionatit të kaluar dhe Teo, duke folur për shpejtësinë, tashmë është nisur. Trajneri dhe stafi e menduan kështu: një javë e parë punë e lehtë për ata që kthehen nga pushimet dhe më pas këmba që ngadalë shtyp gazin. Një seancë e vetme për ditët e para të stërvitjes, pastaj stërvitje të dyfishta në javët në vijim. Ose të paktën, kur kalendari i miqësoreve ndërkombëtare e lejonte këtë.

AUSTRIA – Oraret e ngjeshura që u panë për gjysmën e dytë të korrikut, si dhe vendimi për t’u transferuar në Austri për disa ditë, ishin studiuar sipas fillimit të pazakontë të turneve. Në sezonin e kaluar, Milani u mësua me ritmin e dy ndeshjeve në javë (kampionatChampions), por këtë herë axhenda rezervon edhe më shumë takime. Programi për javën e ardhshme, ai që do të shoqërojë skuadrën në debutimin ndaj Udinezes, mbetet ende për t’u përcaktuar në detaje.

Ndërkohë, sot dhe nesër skuadra do të stërvitet në mëngjes dhe do të drekojë në “Milanello”, të shtunën do të luajë në Viçenza dhe të dielën do të zgjedhë një kundërshtar për të pritur në qendrën sportive për të testuar gjendjen e atyre që nuk do të kenë luajtur një ditë më parë.

Për të mbajtur kryesimin, Milani duhet të nisë menjëherë me marrsh të katërt dhe çdo detaj është vendimtar për sprintin fillestar. Lejohen edhe ndryshime të vogla në program, nëse janë të dobishme për të mbajtur lart përqendrimin. Pardje, për shembull, dreka e skuadrës u zëvendësua me një pasdite të lehtë, dhe pas stërvitjes (e para me shokët e rinj të De Ketelares) të gjithë në tryezë për të darkuar së bashku.

RROTACIONI – Sharl de Ketelare është blerja që plotëson repartin e sulmit. Ai do të startojë si mesfushor sulmues, por është i adaptueshëm edhe në korsi. Ai është një arsye që bëri klubin të mos ndërhynte me një tjetër prurje në krah. 21- vjeçari është goditja e verës, burimet e mbetura do t’i ndahen mbrojtjes (Tanganga ose Dialo) dhe mesfushës (Sarr një nga opsionet): qëllimi është një skuadër që lejon më shumë zgjidhje të të njëjtit nivel.

Rrotacionet do të jenë vendimtare për të mbajtur të lartë shpejtësinë fillestare. Pioli përfshin të gjithë grupin në të njëjtën mënyrë dhe përgatit ndryshime strategjike për të parandaluar dikë që të heqë këmbën nga gazi. Kushdo e nis mbarë bën gjysmën e punës dhe qëllimi fillestar i Milanit është që të qëndrojë përpara të tjerëve.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI  – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"