“Titulli? Jemi Juventus do t’i shkojmë deri në fund objektivit”, Pirlo: Kujdes nga Verona sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2021 | 14:16

“Titulli? Jemi Juventus do t’i shkojmë deri në fund objektivit”, Pirlo: Kujdes nga Verona sepse…

Pas fitores ndaj Krotones, Juventusi rikthehet të luajë në kampionat ndaj Veronës e cila është e programuar të zhvillohet nesër në stadiumin “Marc’Antonio Bentegodi” me fillim nga ora 20:45. Në vigjilje të kësaj sfide, është shfaqur në konferencë për shtyp trajneri bardhezi Andrea Pirlo për të analizuar këtë takim përpara mediave dhe gazetarëve:

Pirlo-serio

Verona – “Duhet përballur në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e ditur se do të jetë një ndeshje e vështirë, shumë fizike. Verona me Juriçin ka prodhuar një futboll të bukur, të përbërë në njjë kundër një dhe duhet të jemi të kujdesshëm nga fiziku i tyre.”

Mungesat – “Nuk do të rikuperohet asnjë dhe në këtë sfidë i bashkohet dhe skualifikimi i Danilos. Dragushin do të jetë një mundësi që mund ta nisë si titullar. Për fat të mirë, rikuperuam Rabio pasi Bentakur ka qenë i dëmtuar prej disa ditësh.”

Rotacioni – “Varet nga ndeshjet që do të përballemi pasi dhe kalendari do të jetë i ngjeshur dhe shumë lojtarë nuk janë në dispozicion. Kanë luajtur pothuaj të njëjtët lojtarë, eshtë normale që pas disa ndeshjeve rradhazi nevojitet një rikuperim energjie.”

Reparti ofensiv – “Kulusevski është mirë, është duke luajtur shumë, edhe pse në një rol që nuk është roli i tij natyral. Morata nuk është i disponueshëm prej virusit dhe për Dibalën e njëjta gjë.”

Bernardeski – “Mund të luajë nesër, është një ndër të paktët që gjithmonë është mirë dhe ka shumë mundësi për ta nisur titullar ndeshjen.”

Kieza – “Luan shumë mirë në të dyja krahët, e gjen veten më mirë në krahun e djathtë. Gjithmonë ka bërë mirë dhe më pas varet nga ndeshja që ne duam të zhvillojmë.”

Merkato – “Për Dibalën mendohej diçka më e gjatë, ai është dëmtuar dhe nuk e kemi në dispozicion.”

Turi i forcës – “Do të bëjmë atë që kemi bërë gjithmonë, do të luajmë me çdo lojtar që do të kemi në dispozicion. Ndeshja ndaj Napolit i shtohet këtij kalendari të ngjeshur.”

Titulli kampion – “Ne jemi Juventus dhe jemi duke punuar për të vazhduar këtë objektiv.”, përfundoi tekniku bardhezi Andrea Pirlo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"