“Titulli i Tiranës ishte profeci”, Egbo rrëfen jetën e tij në Shqipëri: Bylisi, një nga momentet më të mira të karrierës. E ardhmja? Më kanë rritur rrogën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2020 | 22:20

“Titulli i Tiranës ishte profeci”, Egbo rrëfen jetën e tij në Shqipëri: Bylisi, një nga momentet më të mira të karrierës. E ardhmja? Më kanë rritur rrogën

Trajneri i Tiranës Emanuel Egbo është ndalur sërish të rrëfejë për jetën dhe karrierën e tij sportive në Shqipëri.
Egbo
Tekniku i kampionëve të saposhpallur të Shqipërisë tregoi për “Supersport” në lidhje me ardhjen në Shqipëri, përshtatjen me këtë vend dhe lidhjen me Tiranën. Ai shtoi se përderisa i është rritur rroga pas fitimit të titullit, do të thotë që do të vazhdojë të jetë pjesë e Tiranës.
7ff4ab32ee96eaa32e3de0c1408966f4

“Ardhja në Shqipëri – Nuk kisha dëgjuar më para për Shqipërinë kur erdha këtu. Kam dëgjuar më tepër Shqipëri-Kosovë gjatë luftës që ishte asokohe. Ma shpjeguan se ishte një vend në zhvillim e sipër. Kur erdha në këtë vend, e humba edhe Kombëtaren e Nigerisë për shkak se ishte një kampionat më i dobët. Halilin e kam njohur kur kam ardhur prapë këtu në vitin 2014.

download

Bylisi –  Në 2007 erdha me vonesë për shkak të problemeve që kisha me vizën në Egjipt. Ma sugjeroi një shok që të shkoja në Ballsh dhe kam ngelur i kënaqur nga ajo periudhë. Në momentin që kam qenë në Ballsh ka qenë një nga momentet më të mira si futbollist dhe si trajner. Ka pasur diku te 12 lojtarë afrikanë që kanë ardhur në Shqipëri. Shkoja vetë në Nigeri dhe i shihja futbollistët, pastaj i thoja presidentit Kapllanaj për ato elementet më të mira.

Lojtarët afrikanë te Tirana – Sa i përket lojtarëve afrikanë që kanë ardhur te Tirana, secili prej tyre kanë treguar vlerat e tij. Kur del një ekip kampion, ata që kanë dalë kampion kanë dhënë maksimumin dhe kanë dhënë më shumë. Pra Kobina, Ngo, Sidibe dhe futbollistët e tjerë. E kam drejtuar Tiranën në 3 ndeshje përpara disa vitesh, kur ka ikur Magani në vitin 2015. Përpara se të vinte Mema, gjithashtu në ekip ma kanë propozuar, por nuk e kam marrë. Jam tip që nuk kam frikë asnjëherë në jetën time. Thjesht doja që ta merrja në kohën e duhur dhe ta dërgoja deri në fund.

Unë falënderoj njëherë Arbi Laçin që ka pasur besim te mua gjatë gjithë kohës. Kur unë nuk pranoja, ai më thoshte që drejtoje për të paktën 3 ndeshje. Kisha edhe probleme shëndetësore, stres në punë dhe që do të ndikonin në ekip. Nuk e kam pranuar propozimin e parë dhe pastaj erdhi ai nënshkrimi im.
Festa e Egbo ne derbi
Derbi i parë i fituar pas 5 vitesh – Na u tha nga presidenti që ky ishte treni i fundit që do të na shpëtonte sezonin, se do të na faleshin të gjitha gabimet. Ndërkohë unë i thashë djemëve që kjo është shtëpia jonë dhe këtu duhet të fitojmë.

Besimi në Zot – Nuk e bëj për të mos shpërndarë meritat që gjithçka ia dedikoj atij çdo sukses. Unë madje nuk kam përmendur as emrin tim. Kam përjetuar shumë eksperienca gjatë jetës si prova që Zoti ekziston. Jam shumë besimtar, por jo deri në ekstrem. E kam thënë që kur erdha që është profeci që Tirana shpallet kampion. A nuk besonin trajnerët e tjerë të Tiranës te Zoti? Nuk e di se te cili Zot besonin ata dhe nëse e bënin si mua. Zoti im është ai i punës dhe që të mos i bëjmë keq njëri-tjetrit.

halili

Halili – Sa i përket marrëdhënies me Halilin, unë kam marrë vetëm sugjerime prej tij, por kam vendosur gjithmonë vetë. Për mua nuk ka qenë kurrë e vështirë që të kem në ekip djalin e presidentit. E njoh që te U-17 Grentin. Që kur mora ekipin i thashë djemëve: “Kur gjërat bëhen pastër, pa intriga, arrijmë lartë”. Pra që të kuptohet nga djali i presidentit, presidenti e të gjithë. Edhe lojtarët që nuk aktivizohen e shohin kur trajneri bën punën dhe ekipi fiton, atëherë duhet të vazhdohet në këtë mënyrë pasi nuk ka njeri aty që nuk do që Tirana të shpallet kampion.
mucii

Ernest Muçi – Aktivizimi i pakët i Muçit është njësoj si puna ime, që vjen në kohën dhe vendin e duhur. Sa herë që e kemi aktivizuar, ka shënuar. Penalltitë ia besojmë pasi që te moshat ka ditur që t’i gjuajtë saktë dhe është shumë inteligjent. Herë pas here shoh Kobinën dhe them: “Çfarë do ky lloj lojtari në Shqipëri?”. Prandaj kërkojë që ai të shpalosë sa më tepër nga aftësitë e tij. Unë te Tirana kërkoj të punojë vetëm me ata njerëz që kam besim te plotë.

emanuel egbo

Pranimi i ofertës së klubit dhe deklaratat për racizmin në Shqipëri – Kur e mora ekipin e Tiranës nuk kishte një trajner portierësh të lirë që ta merrja dhe të kisha besim të plotë. Prandaj prita deri në fundin e sezonit dhe tani do të vendosim.  Ato fjalët e mia për racizmin janë keqpërdorur për interesa personale. Do të ishte hiprokrizi nga ana ime, pasi nëse do të kishte racizëm këtu nuk do të kisha nënshtetësi shqiptare, nuk do të isha trajner i Tiranës. Një banane e hedhur ndodh në çdo shtet dhe 1% nuk përfaqëson gjithë shqiptarët,

E ardhmja –  Shikoni, ka gjëra që nuk i dini pasi nuk jeni brenda familjes sonë. Përderisa më është rritur rroga, atëherë e ka një propozim për vazhdimësinë së bashku.  Ëndrra më e madhe e një nate vere për mua është Tirana në grupet e Ligës së Kampioneve. Nuk e ka bërë askush nga ekipet shqiptare”, ka thënë Egbo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"