Titulli i shtatë, Hamilton tregon sakrificat për të mos rrezikuar Botërorin: Një pjatë supë dhe kaq…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2020 | 12:52

Titulli i shtatë, Hamilton tregon sakrificat për të mos rrezikuar Botërorin: Një pjatë supë dhe kaq…

Luis Hamilton flutur oi drejt Monakos mbrëmjen e së dielës për të parë ritransmetimin e garës me një tas supe minestroni përpara. I sapokurorëzuar 7 herë kampion i Formulës 1, piloti që barazoi rekordin e Mikael Shumakerit, tha se do të presë për të festuar me familjen dhe shokët derisa Koronavirusi ta lejojë. Për momentin, vetëm një festë e vogël në apartamentin e tij.

F1 Grand Prix of Turkey

“Këtë vit nuk kam dalë nga shtëpia. Kam qëndruar në izolim total, në flluskën time, me shërbim në dhomë çdo ditë. Dhe kjo, për faktin se kisha një kampionat për të luftuar dhe nuk doja të rrezikoja. Kam bërë më shumë sakrifica se gjatë gjithë jetës sime. Kjo e bën titullin më të vështirë. Sonte do të shkoj në shtëpi dhe do të shoh garën. Zakonisht ha një supë minestroni dhe pa dyshim do të hap edhe një shishe verë”. Triumfi në garën e Stambollit bëri që piloti britanik të barazonte rekordin e Mikael Shumakerit (7 tituj), një objektiv që ai e ka pasur gjithnjë në mendjen e tij:

“E di që do të tingëllonte si një nga ëndrrat më të çmendura, por gjatë gjithë jetës sime, në mënyrë sekrete, e kam shpresuar këtë. Por, dukej shumë e vështirë duke parë se sa larg ishte Shumakeri pasi i fitoi ata tituj. Vetëm një të fitosh, dy apo tre tituj është shumë e vështirë. Shtatë është thjesht e paimagjinueshme. Nuk ka limit për atë që mund të bëj me këtë skuadër. Ndihem sikur fitoret e mia vetëm sa kanë nisur”.

Lewis-Hamilton-title

Në axhendë tani është një kontratë e re 3-vjeçare me Mercedesin prej 40 milionë sterlinash në vit, e cila është shtyrë pa shpjegime deri tani: “Çdo gjë duhet të vijë natyralisht, pa sforco. Ka ditë që ti mendon se çfarë do të ndodhë në të ardhmen dhe nis të bësh gabime, ndaj unë dua thjesht të qetësohem, të shijoj këtë moment dhe reflektimet do t’i bëj me kujdes. Do t’i besoj instinktit dhe ndjesive të mia, si gjithmonë”.

Përgatiti: JETON STAMOLLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"