Titulli i parë në karrierë, Ikardi “masakrohet” nga tifozët e Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2020 | 23:44

Titulli i parë në karrierë, Ikardi “masakrohet” nga tifozët e Interit

Në Francë kanë vendosur të dekretojnë fundin e kampionatit dhe t’ia akordojnë titullin PSG-së së Tomas Tuhelit, i cili në momentin e stopit për shkak të pandemisë së Koronavirusit gëzonte 12 pikë avantazh mbi të dytën në klasifikim. Liga 1 franceze mendoi të mbyllë kompeticionin duke shpallur kampion parisienët, që tashmë numërojnë titullin e nëntë në vitrinë. Ndërsa për Mauro Ikardin bëhet fjalë për trofeun e parë në karrierë, pavarësisht se i fituar në mënyrë disi të veçantë në një sezon të kushtëzuar nga virusi.
mauro ikardi

Argjentinasi megjithatë ka dhënë një kontribut aspak të vogël me 12 gola në kampionat, plus 3 asiste. Rrjetat sezonale shkojnë në 20 nëse llogariten edhe ato të regjistruara në Kupën e Francës dhe 5 realizimet në Ligën e Kampioneve ku gjithçka mbetet për t’u përcaktuar: PSG-ja është kualifikuar në fazën çerekfinale të kompeticionit dhe tani mbetet për t’u kuptuar nëse muaji i gushtit do të jetë vendimtari për të përfunduar turnetë europianë.

REAGIMET – Ikardi megjithatë ka dashur të festojë fitoren e këtij titulli në “Instagram” me një histori të pasur me foto dhe falënderime për tifozët. Ndër të tjera, ish-kapiteni i Interit ka vendosur të publikojë edhe tri foto duke festuar me fanellën e parisienëve. Të shumtë e kanë komplimentuar 27-vjeçarin, por një pjesë e madhe i kanë dalë kundër, me komente, si: “Të kujtohej kur i referoheshe Interit duke thënë ‘vetëm nuk e lë kurrë’?”, apo “Në momente të tilla duhet të tregosh respekt për personat e goditur nga virusi”.

IKARDI 1 IKARDI3

2IKARDI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"