Titulli i 8-të në Moto GP, “cikloni” Markez përpin Tajlandën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2019 | 10:56

Titulli i 8-të në Moto GP, “cikloni” Markez përpin Tajlandën

Super-Mark Markez! Spanjolli i Hondës fitoi dje titullin e tetë kampion në karrierë dhe të gjashtin në Moto GP, pas suksesit që arriti në Çmimin e Madh të Tajlandës, aty ku sistemoi në xhiron e fundit një Fabio Kuartararo në formë të shkëlqyer. 26-vjeçari e mbyll kështu llogarinë e kampionatit katër gara para përfundimit.

Markez

Në podium u ngjit edhe Maverik Vinjales me Yamahan zyrtare, ndërkohë që ngriti flamurin e bardhë Andrea Doviciozo duke u renditur në vendin e katërt. Valentino Rosi regjistroi zhgënjimin e radhës duke mos mundur të shkojë më shumë se vendi i tetë.

Titulli kampion ishte vetëm çështje kohe, por Markez nuk shpërdoron asgjë duke e shfrytëzuar “match point”-in që në rastin e parë, për të kurorëzuar një sezon të dominuar në çdo aspekt. 9 fitore, 4 vende të dyta në 15 gara flasin qartë për superioritetin e jashtëzakonshëm që spanjolli ka arritur të tregojë në këtë sezon kundrejt rivalëve, me një motor si asnjëherë më parë më shumë se në këtë edicion duket i ndërtuar në perfeksion për të.

Markez555

Edhe në Buriram Markez nuk ka mëshirë për askënd duke thyer dhunshëm Fabio Kuartararon, që kishte dominuar gjatë gjithë kohës. Me këtë sukses Markez barazon Rosin me 6 tituj në Moto GP, ndërkohë që është vetëm një hap larg tij në titujt e të gjitha kategorive, ku Rosi kryeson me 9. Doviciozo provoi ta shtynte festën e rivalit të tij, por për të tretin vit radhazi është i detyruar t’i nënshtrohet fenomenit Markez.

motogp

Në garën e djeshme italiani i Dukatit krijoi fillimisht përshtypjen që do të ishte në gjendje të konkurronte, por s’mundi të shkonte më shumë se vendi i katërt. Nëse Markez po mahnit çdo vit e më shumë, me pilotin tjetër të Hondës, Horge Lorencon, po ndodh krejtësisht e kundërta. Spanjolli edhe dje ishte në një formë shumë të dobët dhe u rendit në vendin e 18-të, gati një minutë pas kolegut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"