“Titulli dhe Champions-i, normalitet për këtë klub”/ Maldini: Shorti, uroj të ndeshemi me Ançelotin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2022 | 15:16

“Titulli dhe Champions-i, normalitet për këtë klub”/ Maldini: Shorti, uroj të ndeshemi me Ançelotin

Milanin e cilësoi si “minë me sahat” të shortit, teksa një ditë më pas Paolo Maldini e analizon me më shumë qetësi situatën e kuqezinjve. Drejtori teknik ka dhënë një intervistë për “La Reppublica” duke saktësuar edhe një herë se cilat janë ambiciet dhe mundësitë për të përmirësuar rezultatet.

skysport_de-maldini-milan_4694422

Si është ndjesia e kualifikimit 24 orë pas fitores me Salcburgun?

E nisëm këtë rrugëtim katër vite më parë dhe ky sezon është ai në të cilin duhet të tregojmë veten në formën tonë më të mirë. Duam të jemi protagonistë në Itali që më pas të mundohemi të kemi dimensionin tonë në Europë. Atë dimension që Milani e ka pasur gjithmonë në Europë.

Edhe rinovimi i Piolit nuk duket rastësi?

Dhe nuk është sepse zgjodhëm këtë javë se ishte gjëja e duhur për të dhënë një sinjal përpara ndeshjes. Nuk është se Pioli ka qenë ndonjëherë në diskutim dhe rinovimi ishte diçka që duhej borë. Nuk u ndikuam nga Torino dhe nuk do të ishim ndikuar as sikur ndaj Salcburgut të shkonte gjithçka keq.

Cilat janë ambiciet e kësaj skuadre?

Unë kam uri dhe më vjen mirë që ka klubi dhe skuadra. Duhet të jemi sa më shpesh në këto nivele. Titulli ishte prova që gjithkush dha atë 0.5 për qind që nevojitej për të kaluar Interin. Dua që kjo të na ndodhë edhe në Champions.

Çfarë thonë pronarët e rinj?

Edhe pronari Kardinale kërkon ambicie sepse janë rezultatet ato që më pas përmirësojnë bilancet. Kemi një emër për të respektuar e do ta bëjmë në mënyrën më të mirë.

Keni ndonjë preferencë për shortin?

Do të ishte bukur të takoheshim me Realin e Karlo Ançelotit. Lojtarët tanë duhet të dinë se janë të fortë e të synojnë gjithmonë e më lart. Jemi të rinj, jemi më të pjekur sepse një gëzim të tillë dy vite më parë do ta kishim përjetuar me më shumë eufori, ndërsa tani jemi më të vetëdijshëm për forcën dhe mundësitë tona.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"