Titullari vazhdon të ketë probleme, te Partizani vijon puna me grup… të cunguar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2019 | 11:22

Titullari vazhdon të ketë probleme, te Partizani vijon puna me grup… të cunguar

Partizani që nga mesjava ka nisur punën për transfertën e Shkodrës, por përgatitjet kanë qenë të kushtëzuara nga numri i lojtarëve që janë prezentë në stërvitje. Të kuqtë, edhe në seancën e djeshme që u mbajt pasdite në Elbasan, kanë pasur shumë mungesa në skuadër.

Asani Partizani

Shkak për këtë janë bërë lojtarët e grumbulluar nga ekipet kombëtare, që janë pesë, si dhe ata që kanë marrë leje, kryesisht të huajt që kanë shkuar për të vizituar familjet e tyre jashtë Shqipërisë. Numri ka qenë i kufizuar edhe nga të angazhuarit në ndeshjen e djeshme të ekipit B me Vorën. Por edhe ata që kanë qenë prezentë, nuk kanë mundur të jenë plotësisht të gatshëm. Ai që shfaqi shqetësime dje ishte Jasir Asani, i cili nuk iu bashkua pjesës tjetër të skuadrës, por kreu stërvitje i diferencuar, kryesisht vrapime të lehta.

Asani nuk rrezikon për Vllazninë. Trajneri Lerda provoi një miqësore brenda grupit me skemën 4-3-3, pasi me sa duket po kërkon të heqë dorë nga 3-5-2. Para ndeshjes, ekipi bëri disa ushtrime me topin, kryesisht me pasime të shkurtra dhe të shpejta.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"