Titullari tërbon Bajernin e Mynihut, kërkon largimin nga klubi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2021 | 21:14

Titullari tërbon Bajernin e Mynihut, kërkon largimin nga klubi

Te Bajerni është krijuar një çështje “Zyle”, ashtu nga hiçi. Një përballje legale mes dy menaxherëve Karlhainc Fërster dhe Murat Lokurlu ka nxjerrë në pah disa detaje të pamenduara në lidhje me situatën e mbrojtësit Niklas Zyle.

zyle 2

Sipas revistës “Der Spiegel”, Niklas Zyle i ka kërkuar disa herë ish-agjentit të largohet nga Bajerni dhe t’i gjejë një tjetër ekip.

“Më shih për ndonjë ofertë nga Anglia, nëse dikush më do, Arsenali, Liverpuli, Çelsi, ndonëse preferoj Junajtidin”, i ka shkruar ai agjentit.

Ndërkohë, trajneri Nagelsman është munduar të qetësojë situatën, duke nënvizuar se të tilla biseda private nuk duhet të dalin në publik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"