Titullari shqetëson Tiranën, mbrojtësi humb ndeshjen ndaj Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2021 | 14:41

Titullari shqetëson Tiranën, mbrojtësi humb ndeshjen ndaj Skënderbeut

Tirana do të luajë pa Zhoselin Behiratçen në Korçë, ndërsa për sfidën e së shtunës shqetëson edhe Enur Totre. Mbrojtësi afrikan, i cili u dëmtua në sfidën me Kukësin, mësohet se ka pësuar një goditje në kockat e mesit të trupit.

TOTRE

Gjatë së martës lojtarit i është kryer një rezonancë, ku konkluzioni është i qartë. Duhet të pushojë katër-pesë ditë. Kjo do të thotë se mbrojtësi humb sfidën me Skënderbeun.

Nga ana tjetër, Tirana rrezikon të mos ketë në fushë as Enur Totren. Mesfushori dje ka vrapuar rreth fushës, pasi ka pasur lodhje muskulore. Gjithsesi, stafi është besimplotë për riaftësimin e lojtarit kur duhen edhe dy stërvitje deri në sfidën me korçarët. Gjithashtu jashtë është edhe Giamfi i cili ka lodhje.

BEHIRATCE

STËRVITJA – Tirana është stërvitur me drita, ndërsa Shehi kishte katër mungesa dhe Xhixhën që qëndroi civil. Totre vrapoi rreth fushës, ndërsa Giamfi e Behiratçe nuk ishin fare. Nga ana tjetër, skuadra nuk punoi më shumë se 1 orë e 20 minuta, ndërsa në fund ekipi mori ngarkesë të plotë.

DARKA – Pas stërvitjes, skuadra u largua, por së bashku darkuan në një nga restorantet e kryeqytetit. Ekipi mblidhet zakonisht, ndërsa veç stafit lojtarëve ishte edhe Grent Halili në rolin e drejtuesit të ekipit. Tirana do të luajë ditën e shtunë ndaj Skënderbeut në Korçë, në orën 16:45.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"