Titullari i Vllaznisë nis terapinë, mbrojtësi qetëson Josën para “Klasikes” ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2022 | 9:37

Titullari i Vllaznisë nis terapinë, mbrojtësi qetëson Josën para “Klasikes” ndaj Tiranës

Vllaznia ka vijuar dje normalisht stërvitjen në prag të ndeshjes me Tiranën, që do të zhvillohet të premten.

HAKAJ 1

Nga takimi i fundit me Kukësin, trajneri Mirel Josa ka pak kohë në dispozicion për të përgatitur skuadrën në prag të “Klasikes”. Megjithatë, në seancën e së martës, lajm i mirë ishte rikthimi i mbrojtësit të majtë, Esin Hakaj.

Ky i fundit vjen pas një dëmtimi të lehtë në thembër nga ndeshja me Kukësin dhe tashmë konfirmohet se nuk rrezikon të mungojë për Tiranën.

Nga ana tjetër, Liridon Latifi ka nisur që dje terapinë pas dëmtimit në pulpë.

LIRIDON LATIFI 1

Edhe pse shpresohet se mund të ketë një riaftësim në kohë rekord, duket e pamundur që kosovari të jetë në fushë të premten, pasi edhe koha është e shkurtër.

Josa po i bën llogaritë pa sulmuesin e krahut, që doli nga fusha duke çaluar pas 73 minutash në sfidën e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"