Titullari i Milanit surprizon me deklaratën e fundit: Jemi kampionë, por Ibrahimoviç nuk ma di emrin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2022 | 15:57

Titullari i Milanit surprizon me deklaratën e fundit: Jemi kampionë, por Ibrahimoviç nuk ma di emrin

Pas fitores ndaj Sasuolos, kuqezinjtë u kthyen me autobus në Milano. Për të shtyrë rrugën, Zlatan Ibrahimoviç ka bërë gazetarin duke u kërkuar nga një mendim disa prej shokëve të skuadrës.

brahim diaz

Njëri prej tyre ishte Brahim Diaz që i zënë ngushtë, mezi deklaroi:

“Dua t’i falënderoj të gjithë, edhe Maldinin, Masarën dhe Gazidhisin. Forca Milan gjithmonë. Ju dua shumë të gjithëve.

Edhe ty Ibra që nuk ke mësuar ende se si të shqiptosh emrin tim”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"