Titullari i Kosovës dëmtohet para ndeshjes së rëndësishme, ndaj Maqedonisë do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2020 | 17:25

Titullari i Kosovës dëmtohet para ndeshjes së rëndësishme, ndaj Maqedonisë do të…

Sulmuesi i talentuar kosovar Edon Zhegrova është lënduar dhe nuk do të jetë i gatshëm për Bazelin nesër në mbrëmje kundër APOEL-it në Europa League.

zhegrova-2
Gjithsesi, lëndimi nuk është i rëndë dhe Zhegrova nuk rrezikon mungesën në ndeshjen e e rëndësishme të Kosovës kundër Maqedonisë së Veriut në 26 mars 2020, e vlefshme për Euro 2020.

Talenti 20-vjeçar i Kosovës po kalon një formë të shkëlqyer kohët e fundit dhe shpeshherë ka qenë një ndihmesë e madhe për sulmin e “Dardanëve”, të cilët nuk duan të kenë asnjë mungesë në një moment kaq historik siç është shansi për të marrë pjesë për herë të parë në një event futbollistik ndërkombëtar si EURO 2020.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"