Titullari i Juventusit 1 muaj jashtë fushave, Junajtid i bën ofertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2020 | 19:32

Titullari i Juventusit 1 muaj jashtë fushave, Junajtid i bën ofertë

Aleks Sandro është ndalur në stërvitjen e djeshme, kryer në “Kontinaza”, nën urdhrat e Andrea Pirlos, me mbrojtësin e majtë brazilian që me shumë mundësi nuk do të mund të grumbullohet për ndeshjen e parë në kampionat ndaj Sampdorias, të dielën në mbrëmje.

JUVENTUS

Por ndërsa Sandro shtrohet në infermieri për të marrë kurat e nevojshme, të cilat pritet ta lënë jashtë nga 3-4 javë (tërheqje në kofshën e djathtë) pasditen e djeshme ka ardhur një ofertë zyrtare për 29-vjeçarin.

Ndoshta Mançester Junajtid nuk ka qenë në dijeni të dëmtimit, por media italiane flet për një ofertë prej 29 milionë eurosh, plus 4 milionë bonuse për anësorin amerikano-jugor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"