Titullari i Bylisit do operohet, 6 muaj larg fushave dhe rikthehet vitin tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2019 | 9:05

Titullari i Bylisit do operohet, 6 muaj larg fushave dhe rikthehet vitin tjetër

Franci Ymeralilaj, një nga titullarët e Bylisit, i cili një muaj e gjysmë më parë u dëmtua në miqësoren me Luftëtarin, do të mungojë gjatë. 

franc ymeralilaj

Tashmë është vendosur që mbrojtësi do të kryejë ndërhyrje dhe këtë e pohon edhe ai vetë: “Po, do të kryej ndërhyrje, ka mbetur vetëm të caktohet data. Ishte e pashmangshme, e kam provuar për një muaj që të rikuperohesha pa ndërhyrje dhe ta shmangia operacionin, por ishte e pamundur. Tashmë duhet që të caktohet data, është duke u angazhuar maksimalisht edhe presidenti dhe shpresoj që të rikthehem sa më parë në fushë”, tha Ymeralilaj, një nga titullarët e Bylisit.

UJKA 

Serxhio Ujka është një nga lojtarët me perspektivë të ballshiotëve. Ujka shihet si një futbollist me të ardhme dhe më parë ka qenë pjesë e skuadrave të Laçit apo dhe Shënkollit, ndërsa janarin e shkuar u bë pjesë e Bylisit në Kategorinë e Parë. Ujka, në Ballsh, ka fituar më shumë eksperiencë, pasi ka luajtur si sezonin e shkuar, edhe këtë sezon në Superiore disa ndeshje të rëndësishme.

21-vjeçari në një prononcim për “Panorama Sport”, thotë se: “Jam i kënaqur me aktivizimit te Bylisi, pasi po luaj në Superiore dhe skuadra është në nivele të larta. Mesfusha ku unë luaj, ka kualitete dhe lojtarë me eksperiencë, megjithatë, sa herë më është dhënë mundësia, kam dhënë më të mirën. Mendoj se ky sezon do të më ndihmojë shumë. Jam në moshë të re dhe me fat që jam pjesë e një klubi që të rinjtë i ka prioritet. Lidhur me ndeshjen e radhës, me Flamurtarin, shpresoj që të luaj dhe të jap më të mirën. Shpresojmë që në këto ndeshje që na kanë mbetur, ta mbyllim me nder. T’i marrim ndeshjet një e nga një, të vlerësojmë çdo kundërshtar. Nuk jemi një ekip surprizë, por një skuadër që tashmë ka gjysmë sezoni që bën më të mirën në çdo ndeshje dhe kërkon maksimumin nga vetja, edhe me skuadrat me pretendime”, përfundoi shtatlarti i mesfushës së Bylisit, Serxhio Ujka.

Erjon Saliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"