Titullari humb sfidën me Bylisin, Cungu “sikletoset” për mesfushën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2019 | 10:21

Titullari humb sfidën me Bylisin, Cungu “sikletoset” për mesfushën

Laçi kërkon marshimin. Tashmë që kanë kapur vendin e dytë, as që kanë më në plan ta lënë. E megjithatë, që kjo të ndodhë, duhet të kalojnë pengesën e kësaj jave.

shehu laci

Udhëtojnë në Ballsh, atje ku i pret surpriza e këtij kampionati. Nën drejtimin e Armando Cungut, bardhezinjtë kanë nisur përgatitjet për javën e parafundit të vitit. Koha në dispozicion është minimale, por të gjithë janë të bindur se kjo ecuri fantastike do të zgjasë. Stafi teknik duhet të bëjë llogaritë me një mungesë të madhe.

julian shehu laci

Julian Shehu u ndëshkua me të verdhin e 4-t kundër Luftëtarit dhe për rrjedhojë nuk mund të jetë në fushë ndaj Bylisit. Kjo gjë do ta detyrojë trajnerin që të përmbysë edhe formacionin, pasi në rolin e 21-vjeçarit nuk ka alternativa. Nuk do të ishte çudi që këtë mërkurë të shohim një ekip ndryshe edhe në rreshtim në “Adush Muça”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"