Titullarët pushim ndaj Laçit/ Tomori i dorëzuar, Dalipi mendon për… Erzenin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2021 | 11:16

Titullarët pushim ndaj Laçit/ Tomori i dorëzuar, Dalipi mendon për… Erzenin

Ndeshja e kthimit ndaj Laçit në Kupë, do i shërbejë skuadrës së Tomorit të aktivizojë futbollistët, që kanë më pak minuta në fushë. Skuadra e teknikut Klevis Dalipi e ka humbur takimin e parë me shifrat 0–1, çka ka bërë që shpresat e beratasve për kualifikimin të jenë të pakta.

Tomori Dalipi

Në këtë përfundim, drejtuesit kanë dalë edhe për shkak të forcës dhe potencialit të skuadrës së Laçit. Megjithatë, kjo është vetëm njëra anë, pasi në Berat janë më së shumti të fokusuar te ndeshja e fundjavës në kampionat ndaj Erzenit, që mban aktualisht vendin e dytë në renditje.

Kështu, stafi teknik është i gjithi i përqendruar te kjo sfidë, ku kërkojnë më të mirën. Beratasit duan t’i bëjnë një dhuratë vetes dhe tifozërisë vendëse, për t’u ngjitur në vendin e dytë në tabelë, pas Bylisit.

Për këtë është shumë e nevojshme që skuadra të kursejë energji sot ndaj Laçit. Parashikohet që një pjesë e mirë e titullarëve të qëndrojnë pushim dhe të përgatiten për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Erzenit. Stafi teknik është kujdesur që futbollistët të jenë sa më të fokusuar te fusha dhe për këtë arsye janë mënjanuar për momentin edhe deklaratat publike për mediat.

TO

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"