Titullarë me “pikatore”, zbulohet plani i Skënderbeut ndaj Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2019 | 13:08

Titullarë me “pikatore”, zbulohet plani i Skënderbeut ndaj Vllaznisë

Skënderbeu mbyll përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Vllaznisë në transfertë, sfidë e cila e gjen ekipin bardhekuq me mungesa të rëndësishme në formacion. Korçarët do të duhet të bëjnë pa Muzakën dhe Taipin, ndërkohë që Asion Daja edhe pse i gatshëm, duket se nuk është ende i sigurt për ta nisur nga minuta e parë.

Skenderbeu

Në kushte të tilla, trajneri i Skënderbeut është i dyzuar për sa i përket formacionit, ku vetëm në mesin e fushës duket se ka një dilemë. Ka shumë gjasa që të shohim në fushë të njëjtin ekip që luajti nga minuta e parë edhe ndeshjen kundër Teutës, duke i qëndruar faktit se një skuadër fituese nuk ndryshon. Me Koliçin në portë, trajneri Daja do t’i besojë Meksit dhe Pëllumbit nga krahët e mbrojtjes e më pas Turtullit e Pollozhanit në qendër.

Në mesin e fushës Daja, Dita dhe Muja do të formojnë këtë repart, teksa Bregu dhe Gripshi do të jenë në mbështetje të Krasniqit në majë të sulmit.

Skenderbeu

Fitorja e fundit e korçarëve në Shkodër daton më 5 nëntor të vitit 2017, kur imponoheshin me një rezultat 2-0, teksa golat shënoheshin nga Taku (57′) dhe Soue (85′).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"