Titullar në kualifikimin e Napolit në finalen e Kupës së Italisë, ja vlerësimi i mediave italiane për Hysajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2020 | 23:43

Titullar në kualifikimin e Napolit në finalen e Kupës së Italisë, ja vlerësimi i mediave italiane për Hysajn

Napoli siguroi një biletë për në finalen e Kupës së Italisë, duke eliminuar Interin e Antonio Kontes. Titullar në sfidën e sotme, e cila përfundoi në barazim 1-1 ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, i cili duhet thënë se nuk ishte në ditën e tij më të mirë. 

hysaj

Shkodrani u vlerësua me notën 5.5 nga mediat italiane, “Tuttomercatoweb”.

Hysaj 5.5:  Në pjesën e parë ndër më të dobëtit në fushë. Kandreva e vendos sistematikisht në telashee. Më mirë në gjysmën e dytë të lojës.

Të njëjtën vlerësim bën edhe “Calciomerkato”.

Hysaj 5.5:  Titullar në mënyrë surprizë duke marrë vendin e Mario Rui. Luan në krahun e majtë dhe humbet shumë ndaj Kandrevas që është më mirë fizikisht.

Për sa i përket lojtarit më të mirë të ndeshjes, ai ishte padyshim portieri Davide Ospina.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"