Titullar i padiskutueshëm, ish-mesfushori i Kamzës gjen rrugën e rrjetës në Estoni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2018 | 20:54

Titullar i padiskutueshëm, ish-mesfushori i Kamzës gjen rrugën e rrjetës në Estoni

Arbër Basha, u transferua këtë verë nga ekipi i Kamzës, për tek estonezët e Narvës, ka gjetur stabilitet dhe po vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e formacionit.

arber basha narva

Por, ditën e sotme, në takimin e raundit të 1/8 në Kupë, ndaj Jogevës, ekipi i tij fitoi me shifrat e thella 8-0, dhe njërin prej golave e shënoi edhe Basha. Mesfushori shqiptar, shënoi golin e gjashtë të takimit, në minutën e 61-të, ndërkohë që takimin e nisi si titullar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"