Tite e ka me gjyqtarin: U goditëm psikologjikisht, faulli ndaj Mirandës ishte i qartë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2018 | 23:49

Tite e ka me gjyqtarin: U goditëm psikologjikisht, faulli ndaj Mirandës ishte i qartë

Brazili nuk arriti të shkonte më shumë se barazimi 1-1, në sfidën e parë të grupit ndaj Zvicrës. Edhe pse është cilësuar një nga skuadra pretendente për ta fituar trofeun, “seleçaot” nuk arritën t’ia nënshtronin lojën e tyre kundërshtarit.

Tite

Por nuk ishte vetëm kjo arsyeja, te Brazili, ka cilësuar si shkaktar të barazimit, edhe gjyqtarin kryesor, i cili sipas trajnerit Tite gaboi te goli i Zuber, pasi sipas teknikut brazilian kishim të bënin me faull. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes 57-vjeçari deklaroi se shtyrja ndaj Mirandës është shumë e qartë si dhe tregoi për bisedën me mbrojtësin në fundin e takimit.

“Do të dëshiroja të përgjigjesha për pyetje të tjera sepse kështu duken si shfajësime për barazimin. Por shtyrja ndaj Miranda është shumë e qartë. Shumë e qartë! Pastaj ajo për penalltinë është çështje interpretimi, por ajo e golit jo. Miranda më tha se duhej të ishte rrëzuar që të theksonte faullin, por i thashë ‘jo’, se nuk i dua simulimet.

Miranda Zuber

Sigurisht që pritshmëria ime ishte fitorja, nuk jam i lumtur me rezultatin. Duhet të jemi të qetë e të shfrytëzojmë më mirë rastet, pasi krijuam 20 gjuajtje dhe pjesa më e madhe ishin jashtë kuadratit. Brazili prodhon lojë dhe dominuam, edhe pse u goditëm psikologjikisht nga goli për disa minuta”, u shpreh trajneri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"