“Tirona Fanatics” shpërthen ndaj lojtarëve dhe klubit: Maskaradë! Po torturoni tifozët, Ahmataj vërtetoi se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 22:06

“Tirona Fanatics” shpërthen ndaj lojtarëve dhe klubit: Maskaradë! Po torturoni tifozët, Ahmataj vërtetoi se…

Humbja me përmbysje në shtëpi ndaj Kukësit, duket se dhemb shumë tek Tirana, e cila vjen pas disa rezultatesh negative, dhe në një periudhë të vështirë për bardheblutë.

Tirana-fanatics

Në një reagim në “Facebook”, është tifogrupi i kryeqytetasve, “Tirona Fanatics”, që sulmojnë ashpër presidentin Refik Halili, drejtuesit si dhe trajnerin Julian Ahmataj, për të cilin shprehen se vërtetoi se nuk ka lidhje me gjakun e Tiranës. Më poshtë, reagimi i plotë nga “Fanatics”.

REAGIMI I “TIRONA FANATICS”

Lojtar pa gjak, shirit pa kapiten, trajner offside, presidenc pa president, “staf” pa pike pervoje, e nje faqe ne Facebook qe funksionon shkelqyeshem!

Kjo eshte fytyra e Tirones nen drejtimin e skandalozit, krye te paaftit, refik halilit…

Kjo eshte tortura qe po i behet Tirones dhe tifozeve te saj…

Maskarada e nderthurur me aq mjeshteri nga te gjithe te siperpermendurit, duket se nuk paska fund, ashtu si pafytyresia e tyre.

Julian Ahmataj e vertetoi qe ne ndeshjen ndaj Korces qe nuk e lidh asgje me gjakun, grinten dhe seriozitetin qe duhet te perfaqesoje trajnerin e Tirones. Ai kurre sduhet ti kthehej vendimit qe mori, per tu larguar.

*Vendimi per tu rikthyer e largoi ate perfundimisht nga Tirona!

Nje Tirone qe ka vite qe endet ne fushe pa nje kapiten-KAPITEN…

“Stafi ç’drejtues” qe ka vite qe punon vetem ne kurrize te Sport Klubit, duke afruar lojtare qe vetem lidhje nuk kane me futbollin…

Ne kurre nuk do largohemi nga Tirona, ne do jemi gjithmone aty. Jo per ju, po per emrin dhe historine e patjetersueshme te klubit me te madh Shqiptar….

Tirona eshte dhurata jone!

E ndersa dhurata me e mire qe ajo mund te mar per 100vjetorin e saj, do ishte largimi JUAJ.

Pastrimi nga kjo “shpure” e zeze qe ka infektuar dhe vazhdon te infektoje te gjithe kampin bardheblu!

VITET DO KALOJNE, TIRONA DO BOHET…

TURPI DHE TRADHETIA KURRE NUK DO T’HARROET

Tirona Fanatics.

Capture

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"