“Tirona Fanatics”: Nuk ka arsye për festë, as Superiorja nuk na meriton. Koha për reflektim…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2018 | 17:34

“Tirona Fanatics”: Nuk ka arsye për festë, as Superiorja nuk na meriton. Koha për reflektim…

“Tirona Fanatics” kanë reaguar me një deklaratë në Facebook, pak minuta pas fitores së Tiranës me ekipin e Pogradecit, 3-pikësh që solli e matematikisht sigurimin në ngjitjen në Kategorinë Superiore. Ata nuk e quajnë këtë rast, si diçka për të festauar. Sipas tyre, pushimet e verës duhet të jenë një periudhë reflektimi. Më poshtë, reagimi i plotë.

tirona fanatics

REAGIMI

Tirona ne leter, dhe jo-Tirona ne fushe, sot, siguroi matematikisht kalimin, duke e reklamuar si ”Rikthim ku e ka vendin” klubi.

Tirona, per ne, per tifozet bardheblu, meriton gjithmone te jete kampion, vit mbas viti, sezon mbas sezoni dhe kjo nuk eshte kaprico e jona, kjo eshte thjesht ceshtje ADN-je.

Rikthimi ne superiore nuk eshte as sukses dhe as arsye per te festuar, mund ta quajme ”kohe reflektimi” gjate pushimeve te veres per te dhene doreheqjen pas ketij turpi katastrofal por edhe ne te pamundsise financiare per te perballuar sezonin tjeter te ish-presidentit kengetar.

Duke qene se keto kohet e fundit nuk eshte se ka pasur shume ‘klub’ por vetem 1 faqe ne facebook, ne i bejme thirrje qe reklamimet per ”suksesin e shekullit’, apo per ”te qenit gati”, per te gjithe ne jane te neveritshme!

Tifozet e Tirones kurre nuk kane rene nga kategoria, biles edhe Kategoria Superiore, zor se i ka merituar ndonjehere.
Ne do rrespektojme dhe do perkrahim fanellen qe vesh cdo lojtar, duke mbeshtetur ngjyrat dhe jo emrat, te cilet gjithmone do te jene kalimtar.
Ne, do te mbeshtesim fanellen, ngjyrat, historine, ato gjera qe ju nuk i njollosni dot, me kete paaftesine tuaj qe nuk paska kufij.

Tirona Fanatics

fanatics

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"