“Tirona Fanatics” i vendos 4 kushte Bashkisë së Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2017 | 19:30

“Tirona Fanatics” i vendos 4 kushte Bashkisë së Tiranës

Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, tifogrupi “Tirona Fanatics” ka publikuar 4 kushtet e vendosur ndaj Bashkisë së Tiranës. Tifozët bardheblu kërkojnë mbledhjen e menjëhershme të asamblesë së aksionerëve si dhe shkarkimin e administratorit të klubit.

Tirona protesta

Sipas tyre, nëse kërkesa nuk plotësohen, Bashkia do të konsiderohet bashkëfajtore për aktin më të turpshëm ndaj vlerave sportive dhe kulturore të qytetit.

 

Postimi i “Tirona Fanatics”

1- Bashkia të marrë përgjegjësinë që i takon si aksionere në minorancë.

2- Të mbledhë menjëherë asamblenë e aksionerëve ku të diskutohet performanca sportive dhe financiare e KF Tirana. Në këtë mbledhje të kërkojë:

a) Shkarkimin e menjëhershëm të administratorit të klubit. Emërimin e një administratorit të ri pa lidhje me të vjetrit.

b) Shtimin e kapitalit nëpërmjet afrimit te aksionerëve të tjerë.

3- Auditimin nga një kompani e huaj dhe e paanshme te financave te KF Tirana ne vitet e fundit.

4- Zotimin se nuk do të përfshihet më në menaxhimin e aseteve fizike të klubit, siç u bë në janar me detyrimin për lejimin e skuadrave të tjera të luajnë në Selman Stermasi.

Nëse këto kërkesa nuk merren parasysh do të konsideroheni bashkëfajtorë në masë të barabartë për aktin më të turpshëm ndaj vlerave sportive dhe kulturore të qytetit.

Tirona

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"