“Tiranës ia kemi marrë dorën”, Safet Gjici: Ja kur do e kenë gati stadiumin kuksianët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 23:55

“Tiranës ia kemi marrë dorën”, Safet Gjici: Ja kur do e kenë gati stadiumin kuksianët

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, njëherazi edhe kryetar i bashkisë Kukës, ishte i pranishëm ditën e sotme duke inspektuar punimet në stadiumin që po rindërtohet “Zeqir Ymeri”.

stadiumi kukes

Teksa pa ecurinë e punimeve, Gjici u ndal në fjalën e tij për mediat. Numri një i verilindorëve u shpreh se punimet po ecin mirë, dhe stadiumi po ndërtohet me standarde evropiane, dhe pret që në verën e vitit 2020, impianti të jetë gati.

PUNIMET – Në fakt nuk është ndërprerë asnjëherë puna në stadium. Edhe pse temperaturat kanë qenë të ulëta, lejojnë që të bëhen betonime. Përderisa nuk kemi temperatura në minus, që të ngrijë betoni. Ritmet vijojnë me shpejtësi që stadiumi të mbyllet brenda afateve në kontratë. Besoj se cilësia na intereson shumë, dhe është brenda parametrave. Zbatimi i projektit po ndodh në masën 100%, dhe besoj që brenda muajit dhjetor të mbarojnë punimet e betonit, dhe të kalojmë te ato muret më të vështirë, tek rifiniturat e brendshme.

safet gjici

AFATI – Jemi optimistë që stadiumin ta mbyllim brenda verës që vjen, sepse kemi vështirësi duke i bërë të gjitha ndeshjet jashtë. Tifozët presin me padurim që të mbarojë sa më shpejt stadiumi, dhe ekipi të kthehet të luajë në fushën e vet.

PROBLEME – Nuk kemi pasur probleme brenda stadiumit. Kemi pasur mirëkuptim me shtëpinë ngjitur, që të sistemohet edhe rruga që do vijë rreth e përqark stadiumit. Kemi pasur një mirëkuptim edhe nga familjet këtu pranë, kjo tregon që e duan sportin dhe të bëhet ky stadium. Parametrat janë ndërkombëtare me standarde të UEFA-s dhe FIFA-s.

NDAJ TIRANËS – Ekipi i Kukësit është i kompletur dhe presë me Tiranën që të fitojnë. Ne Tiranës ia kemi marrë dorës, por kjo ndeshje do të tregojë që Kukësi është kthyer fuqishëm. Tirana ka ekip shumë të mirë dhe do të jetë një ndeshje e luftuar, por Kukësi do të tregoj vlerat që ka. Tani varet te fusha e lojës pasi do të jetë fusha që do ta përcaktojë, por kam bindjen se do ta fitojmë këtë ndeshje

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"