“Tiranës i shënoj gjithnjë”, Lorenco Vila: Shikoj ëndrra me Teutën kampione

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2021 | 23:01

“Tiranës i shënoj gjithnjë”, Lorenco Vila: Shikoj ëndrra me Teutën kampione

Lorenco Vila është shndërruar në personazhin kryesor këtë javë te Teuta. Të shtunën në ndeshjen kundër Tiranës, bomberi shënoi një gol në minutën e 20-të duke sigluar tri pikët për blutë. Tri pikë të arta falë golit të sulmuesit durrsak dhe Teuta e sheh veten në vendin e dytë. Lidhur me momentin e shkëlqyer që po kalon, Vila në një prononcim për “Panorama Sport” rrëfeu për formën që po kalon.

lorenco vila

Shënuat një supergol që është i rëndë në peshë, pasi vlen tri pikë dhe afrim me Vllazninë…

Jam shumë i lumtur për golin, por më i lumtur jam për 3 pikët. Falënderoj gjithë ekipin, në veçanti Dejvi Bregun, për atë asist të mrekullueshëm që më dha. Ai e kuptoi lëvizjen time dhe më dha një top të shkëlqyer. Trajneri Martini ma kërkon shumë këtë veprim që të futem mes 2 qendërmbrojtëseve.

Cili është objektivi i Teutës në takimet në vazhdim?

Shpresoj të vazhdojmë kështu. Kemi marrë tri fitore radhazi. Duhet të harrojmë ndeshjen me Tiranën dhe të jemi të vëmendshëm në dy ndeshjet që vijnë.

Dikur, kur ishit pjesë e akademisë Teuta dhe qëndronit si çdo fëmijë pas portës, cila ishte dëshira më e madhe?

Dëshira ime më e madhe duke nisur që nga fëmijëria ka qenë që ta shoh ekipin tim të zemrës, Teutën, kampione. Tani që jam vetë në fushë, shpresoj ta arrij ëndrrën e fëmijërisë.

Kush ishte lojtari që donit t’i ngjasonit kur ishit i vogël?

Që në fëmijërinë time idhulli im ka qenë edhe vazhdon të jetë një nga lojtarët me spektakolarë të dekadës së fundit, Kristiano Ronaldo.

Cila është skuadra me të cilën ëndërroni të luani një ditë?

Po, ç’është e vërteta po kaloj një moment të mirë dhe të bukur te Teuta, sidomos këtë vit që shpresoj të dalim kampion. Shpresoj të bëj hapin e madh, por nuk dua të nxitohem, pasi ka shumë kohë për këtë.

Cili është njeriu që ju ka qëndruar më afër?

E gjithë familja ime më qëndron afër edhe nuk lë ndeshje timen pa parë. Po në veçanti babai im më qëndron afër, gjithë kohës.

Tirana është skuadra që i shënoni rregullisht. Mendoni se është çështje fati apo motivoheni më tepër kundër tyre?

(Qesh) Nuk e di nëse mund ta cilësoj të tillë, por di të them që ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Jam pa diskutim shumë i kënaqur, se Tirana është një ndër skuadrat pretendente dhe fitorja ndaj tyre, me golin e tim, më bën që të jem i gëzuar. Aq më tepër, kur ne jemi afruar me kreun falë kësaj fitoreje.

vila lorenco teuta

Po shënoni rregullisht ngaqë është përmirësuar forma juaj apo Teuta ka diçka… të veçantë?

Kemi bërë ndeshje të mira. Është një skuadër që ka investuar shumë. Jo vetëm tek unë, por në këtë ekip ka shumë futbollistë cilësorë. Unë po shënoj, pasi me të vërtetë që jam furnizuar shumë me topa në zonë. Si nga krahët, por edhe me lojë, kemi prodhuar shumë raste. Normalisht që, si çdo sulmues, unë kam dëshirë të shënoj sa më shumë dhe ndihem mirë kur shtohet numri i golave. Kam gjetur veten në këtë ekip.

A është kjo forma më e mirë juaja në karrierë?

Po, mund ta them se jam në momentin më të mirë të karrierës. Po luaj në çdo ndeshje dhe si sulmues, për të cilin golat janë të rëndësishëm, unë fatmirësisht po shënoj rregullisht.

Cili është ushqimi juaj i preferuar?

Secili nga ne ka një ushqim të preferuar, frutat, perimet dhe peshku më pëlqejnë shumë dhe i konsumoj në përditshmëri.

Kur keni kohë të lirë, si e kaloni? Çfarë ju pëlqen më tepër? S

hpenzoj pak nga koha e lirë, duke lexuar ndonjë libër, por edhe ndonjë pasdite dal dhe konsumoj një pije me shoqërinë.

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"