Tiranës i duhet një “xhol” për prapavijën, apeli i Egbosë: Dua mbrojtës që luan në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2020 | 9:35

Tiranës i duhet një “xhol” për prapavijën, apeli i Egbosë: Dua mbrojtës që luan në…

Emanuel Egbo kërkon mbrojtës. Edhe pse bardheblutë janë në ditët e fundit të fazës përgatitore, të gjithë po shohin me interes se çfarë do të ndodhë te bardheblutë, të cilët akoma nuk kanë bërë ndonjë goditje në merkato. Edhe pse trajneri Emanuel Egbo, së bashku me ekipin, ndodhet në Turqi, ai ka folur për mediat. 

egbo

Nigeriani i bardhebluve bëri me dije që pret shumë nga skuadra dhe se në ditët turke, ekipi tregoi gjëra të mira. “Skuadra është paraqitur mirë, në tri miqësoret e zhvilluara më ka pëlqyer, pavarësisht humbjes në ndeshjen me Kielcen. Lojtarët po stërviten si duhet dhe mund të them që jemi gati për të vijuar kampionatin, ndoshta jo me ritmin e tri ndeshjeve të fundit, por ndjej që ekipi është gati”, u shpreh në fillim Egbo.

Tirana

Sytë janë nga merkato dhe Egbo e di që gjërat duhet të ndryshojnë, sepse Tirana ka humbur dy lojtarë të rëndësishëm, siç janë Kërçiku dhe Imami. Për këtë, Egbo kërkon ndryshime në ekip dhe sa më shpejt një mbrojtës. “Kemi pasur dy largime në mbrojtje. Nuk kam folur me presidentin në lidhje me merkaton, por mendoj që do afrohet minimumi një futbollist, që mund të luajë në qendër dhe në krah. Na duhet një mbrojtës”, u shpreh Egbo për “Top Channel”.

Mësohet se Emanuel Egbo kërkon një lojtar mbrojtës, i cili të mos jetë më shumë se 25 vjeç, pasi kërkon të rinojë repartin e prapavijës. Në fakt, me Tiranën janë tre mbrojtës mbi 30- vjeçarë dhe askush nuk jep garanci dhe freski deri në fund të kampionatit apo sezonin tjetër. Për këtë qëllim, Egbo kërkon lojtarë të rinj, të cilët të garantojnë forcë dhe të ardhme. Tirana ka larguar deri në këtë moment dy mbrojtës, Dorian Kërçikun dhe Eni Imamin, por akoma nuk ka mundur të zëvendësojë lojtarët e ikur nga skuadra. Një gabim taktik, duke menduar se Lila e ndonjë lojtar nga merkatoja do të ishin gati.

Tirana miqesore

Deri më sot, bardheblutë kanë afruar shumë të rinj, si dhe sulmuesin Mario Morina, një njohje e vjetër e Tiranës. Nga ana tjetër, 24 herë kampionët do të përballen me një kampionat të egër. Në këtë gjendje që është Tirana, i duhet patjetër një mbrojtës. Aktualisht, mbrojtës tamam ka vetëm Tefik Osmanin dhe Gentian Muçën. Po kështu, Kristi Vangjeli mund të luajë në këtë rol, ashtu si edhe Erjon Hoxhallari. Gjithsesi, Tiranës në këtë moment i duhet gjak i ri, i cili mund të bëjë diferencën në fushën e lojës pikërisht në qendrën e mbrojtjes.

OLSI AVDIAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"