“Tiranë, të ndihmoj unë për titullin”, De Silva i jep zemër bardhebluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2022 | 19:23

“Tiranë, të ndihmoj unë për titullin”, De Silva i jep zemër bardhebluve

Devid de Silva është blerja e madhe e këtij janari për Tiranën. Sulmuesi nuk luajti në sfidën e parë me Vllazninë, por në sfidën e së hënës me Dinamon ai ishte titullar.

de silva

Nuk u aktivizua gjatë gjithë takimit, por nga ana tjetër ai u mundua të bënte mirë. Për “Panorama Sport”, sulmuesi foli shkurt për aventurën e tij te bardheblutë.

“Ndihem shumë mirë. Gjithçka po shkon shumë mirë. Jam shumë i lumtur për firmosjen e marrëveshjes me Tiranën dhe shpresoj që të ndihmoj skuadrën të fitoj titullin kampion. Ky është qëllimi im këtu”, tha Devid de Silva. Ish-lojtari i Kastriotit që deri në dhjetor po luante në Portugali, firmosi me Tiranën në Superiore.

De Silva deri në dhjetor luante te Sporting Covilha në Portugali. Gjatë këtij sezoni, sulmuesi ka qenë në fushën e lojës tri ndeshje në Kupë dhe 200 minuta, ndërsa në kampionat është aktivizuar 11 takime dhe 293 minuta, por duke mos shënuar asnjë gol.

Devid de Silva ishte zbulimi i sezonit të shkuar të Superiores. Sulmuesi brazilian i Kastriotit erdhi si “anonim” në Superiore, por falë punës së bërë nga ai, e tregoi veten. De Silva shënoi 10 gola në Superiore, duke qenë në fushë 29 ndeshje dhe luajtur 2413 minuta. Tirana e ka marrë De Silvën për të zëvendësuar Majkëll Ngonë e dëmtuar. Braziliani është shumë i fortë, si në lojën në tokë dhe në ajër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"