Tirana, Zyrtarizohet afrimi i Ristevskit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2015 | 12:35

Tirana, Zyrtarizohet afrimi i Ristevskit

Vllaznia-Bylis 1-1, Bushic ne dyluftim me RistevskiKire Ristevski është zyrtarisht i Tiranës. Mbrojtësi i majtë ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë me klubin, duke qenë kështu blerja e tretë zyrtare për kryeqytetasit në këtë merkato dimri. Maqedonasi nuk është emër i panjohur për kampionatin tonë, pasi 24-vjeçari ka luajtur për Elbasanin, si dhe për Bylisin (ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit). Një lajm i tillë është konfirmuar mbrëmë vonë në festën e 9-vjetorit të “Fanatics”.

Bushiç- Klubi pritet që t’i ofrojë ulje page Tomislav Bushiçit. Bardheblutë kanë në plan që t’i kërkojnë lojtarit që të pranojë një rrogë më të ulët, megjithatë vendimi sigurisht që do t’i takojë vetë kroatit. Në fakt bardheblutë kanë në plan që të afrojnë një sulmues, por gjithç- ka varet edhe nga Bushiç. Nëse ky i fundit do t’i pranojë kushtet e drejtuesve, atëherë mund të krijohet mundësia që të përzgjidhet ndonjë tjetër emër për ofensivën. Lojtari gjatë stërvitjeve të fundit po dëshmon rritje, madje në miqë- soren e zhvilluar kundër të rinjve shënoi jo pak, po katër gola

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"