Tirana zhbllokon merkaton, 2 afrimet “big” bëhen gati për debutimin ndaj Erzenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2023 | 20:23

Tirana zhbllokon merkaton, 2 afrimet “big” bëhen gati për debutimin ndaj Erzenit

Lajme të mirë për Tiranën në prag të duelit me Erzenin. Merkatoja e bardhebluve tashmë është zhbllokuar dhe trajneri Orges Shehi, do të ketë në dispozicion dy afrimet “big” të merkatos. Bëhet fjalë për Regi Lushkjan dhe Kristal Abazajn.

tirana stoli

Të dy këta futbollistë tashmë janë federuar normalisht dhe do të jenë pjesë e organikës së skuadrës. Gjasat janë të mëdha që pas largimit të Kallakut, Limajt dhe Redon Xhixhës, mesfushori Lushkja të debutojë si titullar, teksa mund të ketë minuta edhe për Abazajn.

Bardheblutë kanë marrë lejen nga FIFA për të bërë federime në merkaton e janarit, pasi ka gjetur zgjidhjet financiare dhe akordet me lojtarët që kanë fituar më herët çështjet gjyqësore.

lushkja

Vlen të theksohet fakti se ndaj Erzenit do të mungojnë dhe mesfushori Deliu, teksa reparti do të formohet nga treshja, Aleksi, Hila dhe Lushkja.

Kujtojmë që Tirana kishte merkaton e bllokuar për shkak të lojtarëve Torasa, Kale dhe Vairinen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"