Tirana, vetëm “X” në Durrës. Bardheblutë barazojnë 2-2 miqsoren me Teutën

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 11, 2015 | 10:18

Tirana, vetëm “X” në Durrës. Bardheblutë barazojnë 2-2 miqsoren me Teutën

tirana- teutaTeuta dhe Tirana e kanë mbyllur në “paqe”, pasi kanë barazuar 2-2 dje në “Niko Dovana”. Skuadrat bënë një performancë të pëlqyeshme, duke lënë përshtypje se nuk bëhej fjalë për një takim miqë- sor. Pjesa e parë u mbyll me Teutën më kërkuese, por me Tiranën në avantazh, pas golit të realizuar nga sulmuesi Bushiç në minutën e 35-të. Megjithatë, menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë, durrsakët reaguan dhe barazuan fillimisht me Çotën në minutën e 51-të dhe kaluan në avantazh me Peposhin 9 minuta më vonë. Tirana baraspeshon rezultatin me Bakajn, i cili ktheu në gol penalltinë e fituar vetë 10 minuta para fundit.





www.minuta90.com