Shtohen përforcimet për Deden, afrimi i ri i Tiranës del në stërvitje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2021 | 23:46

Shtohen përforcimet për Deden, afrimi i ri i Tiranës del në stërvitje

Tim Vairinen ka dalë dje për herë të parë në stërvitje me fanellën e Tiranës. Ndonëse atmosfera nuk ka qenë aspak e duhura, për shkak të humbjes në derbi apo edhe për faktin se nuk ka qenë e gjithë skuadra si një ditë pas ndeshjes së luajtur, sulmuesi shtatlartë ka marrë ngarkesën fizike në konsultim edhe me stafin bardheblu.vairinennn

Vairinen ka qenë në kompleksin “Skënder Halili” për të bërë seancat e vrapimeve dhe ushtrimet nën udhëheqjen e përgatitësit atletik, si dhe në konsultim me trajnerin Dede. Ai do të jetë një alternativë cilësore në sulm, për vetë CV-në dhe eksperi- encën nga e cila vjen.

Është një investim i Tiranës jo vetëm për këtë sezon, pasi ka nën- shkruar një kontratë 18-mujore, ku klubi ruan edhe të drejtën e rinovimit të saj në përfundim të këtij afati. Vairinen do të jetë për nga procedurat në dispozicion të trajnerit, por mbetet për t’u parë se kur do të vijë debutimi i tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"