Tirana ultimatum Albi Dokës, ja çfarë pritet të ndodhë mes palëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2019 | 14:56

Tirana ultimatum Albi Dokës, ja çfarë pritet të ndodhë mes palëve

Ditë më parë është zbuluar se Tirana po i bën presion Albi Dokës për të rinovuar kontratën, meqenëse ajo mbaron në maj. Lojtari ka qenë një nga më të kërkuarit te bardheblutë dhe Tirana dëshiron të përfitojë para nga shitja e lojtarit. Gjithsesi, palët pritet të ulen. 

albi doka

Mësohet se në mes janë paratë dhe mundësia e një largimi nga ekipi, në rast ofertash. Shkurt, Doka kërkon të mos bllokohet nga klubi nëse ka ndonjë ofertë konkrete. Po kështu, një tjetër detaj është edhe rroga e lojtarit. Natyrshëm kërkohet rritje rroge, ndërsa klubi si zakonisht kërkon të mos shpenzojë më shumë para.

ULTIMATUMI – Mbrojtësi i djathtë, i dalë nga akademia bardheblu, nuk luajti asnjë minutë në ndeshjen e fundit ndaj Skënderbeut. Nuk ka asnjë problem fizik, por, me sa duket, nuk është as zgjedhje 100% e trajnerit për ta lënë në stol. Mësohet se 22-vjeçarit i përfundon kontrata në verën e vitit 2020 dhe klubi i Tiranës i ka ofruar rinovimin e marrëveshjes.

albi doka

Mirëpo, siç duket, lojtari nuk ka dëshirë të firmosë kontratën e re. Burime në klubin bardheblu tregojnë se drejtuesit ia kanë bërë të qartë Dokës se nëse nuk firmos brenda këtyre dy javëve, atëherë do të spostohet te Tirana B.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"