Tirana U-17 shpallet kampione e grupit A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2017 | 8:00

Tirana U-17 shpallet kampione e grupit A

Tirana shpallet kampione e grupit A. 17-vjeçarët e drejtuar nga Sulejman Starova kanë thyer në ndeshjen e fundit Akademinë, duke blinduar kështu kreun. Ata fituan me shifrat 4-1, ndërsa tashmë titullin do ta diskutojnë në “play off”. Akademia, edhe pse e nisi mirë lojën, shpërdoroi shumë. Por atë që s’e bënë “miqtë”, e realizoi Tirana.

U17 KAMPIONE TIRANA

I pari që hapi “siparin” e rrjetave ishte Rivaldo Bakaj, që në të 16-ën realizojë një supergol nga 22 metra distancë. Epërsia e bardhebluve ishte evidente, ndaj në 39-ën mendon Brahja që të dyfishojë shifrat. Në fillimin e së dytës bën 5 zëvendësime njëherësh, duke hedhur në fushë lojtarët më të mirë dhe e ata e shpërblejnë.

Kështu në të 50-ën është Çeliku që shënon, ndërsa në të 68-ën Veriu “vulos” këtë fitore të thellë. Skuadra e drejtuar nga Elidon Topi mundi të shënonte vetëm golin e nderit, kur shifrat ishin 3-0. Ata fitojnë një 11- metërsh, ekzekuton Hoxha, por grushton portieri. Megjithatë topi shkon përsëri te Hoxha, i cili këtë radhë nuk fal.

tirana akademia u17

Tirana merr Kupën e kampiones, ndërsa e festoi atë në praninë e afro 200 tifozëve. Sulejman Mema u shpreh i kënaqur, ndërsa në fund për gazetën tha: “E merituam vendin e parë, por tashmë duam titullin. Frika ime është se mos u rritet mendja nga golat e shumtë që ata shënojnë në çdo ndeshje”.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"