Tirana U-17 fituese e Kupës, flet trajneri Memelli: Me e rëndësishme është përgatitja e lojtarëve për ekipin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2020 | 16:37

Tirana U-17 fituese e Kupës, flet trajneri Memelli: Me e rëndësishme është përgatitja e lojtarëve për ekipin e parë

Tirana e 17-vjeçarëve mposhti moshatarët e Partizanit, në finalen e Kupës së Shqipërisë, duke e rrëmbyer kështu ata trofeun.bandicam 2020-02-26 15-59-57-621

Pas përfundimit të takimit, tekniku i bardhebluve, Migen Memelli, për “Rtsh” u shpreh se fitimi i Kupës ishte i rëndësishëm, por më e rëndësishme është përgatitja e lojtarëve të rinj për ekipin e parë.

“Dua të falënderoj çunat që dhanë maksimumin në këtë ndeshje. Kupa është e rëndësishme, por më e rëndësishme është përgatitja e elementeve të rinj për ekipin e parë. Finales asnjëherë nuk i dihet, por ne punuam për të pasur mentalitetin e duhur dhe për të fituar.

Çereni dhe Çeka? Elementët cilësorë i bëjnë mirë skuadrës. Çereni është një nga lojtarët më të mirë që kemi ne, por edhe Kombëtarja e 17-vjeçarëve. Megjithatë të gjithë lojtarët kanë rëndësinë e tyre.”, u shpreh Memelli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"