Tirana-Teuta/ Triumfojnë shtyllat, spektakël për një barazim në “Selman Stërmasi” (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2018 | 21:37

Tirana-Teuta/ Triumfojnë shtyllat, spektakël për një barazim në “Selman Stërmasi” (Video)

Nuk ka fitues në sfidën e parë të javës së dytë të Kategorisë Superiore mes Tiranës dhe Teutës. Edhe pse rastet e shumta nuk munguan, goli duket një “mallkim” në këtë sezon për të 2 skuadrat, që nuk kanë shënuar ende.

tirana

Latif dhe Sentamu i kishin mundësitë më të arta për të zhbllokuar takimin, por nga fare pranë vijës fatale, e dërguan topin jashtë kuadratit.

tirana teuta

Me barazimin e sotëm, Teuta shkoi në kuotën e 2 pikëve, ndërsa kjo ishte pika e parë për Tiranën. Në sfidën e radhës durrsakët do të presin Kamzën, ndërkohë që Tirana do të udhëtojë drejt Kukësit.

TIRANA-TEUTA 0-0

Përfundon takimi.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

89′ Drithërima në portën e Tiranës, Vecaj provon me një goditja të befasishme nga distanca, topi përfundon ngjitur me shyllën.

88′ Zëvendësim te Teuta, largohet Avdyli në fushë Shkalla.

83′ Kërcënim në portën e Teutës, Hidi shpëton durrsakët pas gjuajtjes me kokë të Kërçikut.

82′ Blazhevski gjen rrugën e rrjetës, por goli nuk vlen, sulmuesi dukshëm jashtë lojës.

80′ Ndëshkohet dhe Esin Hakaj me një karton të verdhë, i treti në këtë sfidë.

75′ Beqja provon me një goditje spektakolare nga distanca, topi stampohet në shyllë.

pranë golit on Vidnews.

74′ Pranë golit bardheblutë me Sentamun, sulmuesi ka gabuar me kokë shumë pranë vijës fatale.

Cfare humbet Sentamu on Vidnews.

72′ Zëvendësim tjetër për Tiranën, largohet Karabeci, vendin e tij e zë Greca.

71′ Zëvendësim te Tirana, largohet Doka, vendin e tij e zë Kërçiku.

70′ Maveje ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të ashpër ndaj Avdylit.

65′ Nuk iu besojnë syve te Teuta, Latif shpërdoron një rast të pafalshëm.

62′ Përsëri Teuta rrezikshëm, Kruaja fut një top të bukur në zonë, por Latif, nuk e ndjek, një devijim, e dërgone në rrjetë.


61′ Vecaj ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Hoxhallarit.

59′ Shpëton për mrekulli porta e Tiranës, Latif, niset bukur, shmang portierin në një dyluftim, por aty gjendet Maveje, i cili largon rrezikun.

56′ Zëvendësim i dytë te Teuta, largohet Traore, vendin e tij e zë Beqja.

54′ Karabeci harkon një top të bukur nga goditja e dënimit, nuk arrijnë të devijojnë lojtarët e Tiranës.

48′ Blazhevski provon me një goditje potente, topi shkon jashtë kuadratit.

47′ Tirana kërkon një 11-metërsh, pas topi të prekur me dorë në zonë, por për gjyqtarin Meta, çdo gjë e rregullt.

46′ Starton pjesa e dytë, bardheblutë hidhen në sulm, në kërkim të golit.

Mbyllet pjesa e parë 0-0.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

44′ Kundërpërgjigjet Tirana, por Hasani vetëm 3 metra larg portës, nuk arrin të shtyjë topin në rrjetë.

43′ Fati, traversa dhe Abibi shpëtojnë portën e Tiranës. Moment paniku në zonën bardheblu, por nuk arrijnë të shënojnë durrsakët.

40′ Zëvendësim i detyruar te Teuta, largohet Kamara i dëmtuar, në fushë Vecaj.

38′ Blazhevski provon me një gjuatje të rrezikshme, topi përfundon ngjitur me shtyllën.

34′ Karabeci provon me një gjuatje drejt portës, topi kontrollohet nga portieri Hidi në 2 kohë.

32′ Traore provon me një predhë nga distanca, reagon mjaft bukur portieri Abibi, i cili e largon topin në këndore.

28′ Goditje nga këndi për Teutë, Abibi devijon topin në rivënie anësore.

27′ Rregjistrohet gjuajtja e parë në kuadrat. Sentamu provon të surprizojë Hidin, por gjuajtja shumë e lehtë, përfundon në duart e portierit.

26′ Goditje këndi për Tiranën, por topi nuk kontrollohet nga askush.

24′ Karabeci provon me një gjuatje nga distanca, topi shkon mbi kuadrat.

19′ Kruja hedh një krosim për Kamarën, por topi shkon jashtë kuadratit.

16′ “Luftë” në mesfushë, ende asnjë rast i rrezikshëm nga të dyja skuadrat.

12′ Blazhevski provon me një gjuajtje nga vendi, por topi përfundon jashtë kuadratit.

7′ Turtulli rrezikon me një kthim mbrapa të topit, për pak sa nuk përfiton Avdyli.

4′ Teuta fiton goditjen e parë nga këndi. Avdyli hedh një topë në shtyllë të dytë, por topi ishte më i fortë seç duhet.

2′ Teuta ka gjetur rrugën e rrjetës, por Latif dukshëm jashtë loje. Anulohet goli.

1′ Ka startuar takimi në “Selman Stërmasi”.

TIRANA: Abibi, Doka, Turtulli, Atinga, Hoxhallari, Hasani, Maveje, Karabeci, Kobina, Sentamu, Blazhevski. Trajner: Ze Maria

TEUTA: Hidi, Gjorgjevski, Bicaj, Osmani, Hakaj, Avdyli, Sidibe, Kruja, Kamara, Traore, Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi

Gjyqtarë: Kridens Meta, Ridiger Ccokaj, Denis Agaraj, Juxhin Xhaja

tirana

teuta

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"